English


Parashikimi i motit për 29 janar

Tiranë, 28 Janar 2011 NOA – Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te kete ne zonat e ulta dhe ato bregdetare ndersa ne zonat malore per gjate kufirit lindor do te mbeten me reshje te dobeta shiu e debore.

Oret e mesdites do te sjellin intervale te shkurtra kthjellimesh ku me te dukshme do te jene ne Ultësirën Perëndimore.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, në pjesen e dyte te dites do te mbetemi me alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne pjesen me te madhe te vendit, përjashtuar verilindjen dhe juglindjen ku do te dominojne vranësirat e dendura te shoqeruara me reshje te izoluara debore.

Ne mbremje dhe gjate nates do te kemi shtim te vranësirave ne te gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 30 km/h me drejtim nga juglindja kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arrijë deri ne 2 balle.

Europa

Serisht Europa Jugperendimore dhe Gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vransira te dendura reshje shiu dhe debore te cilat do te shoqerohen me stuhi te forta ere gjate gjithe dites.

Gjithashtu ne kushte te paqëndrueshme atmosferike do te jene dhe vendet Nordike te cilat do te karekteriziohen nga mot i vranet me reshje te dendura debore dhe stuhi te forta ere.

Problematike do te paraqitet situata ne Portugali, Spanje, Itali dhe Greqinë pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intensitet te larte.

Vendet e Ballkanit Verior do te rrezikohen ne oret e para te mengjesit nga mjegulla e dendure cila do te largohet gjate dites.

Ndersa Europa Lindore dhe Qendrore do te jene me nen shoqerine e diellit por nuk do te mungojne dhe vranësira te here pas hershme.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia alarmon per reshje shiu dhe stuhi ere;

Vendet Nordike alarmojne per debore te dendur dhe ere te forte;

Spanja do te mbetet me rrebesh shiu dhe debore.

e.r/NOA

KOMENTE