English


Pasqyra e Shtypit, 28 Janar 2011

Tiranë, 28 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin serish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke përfshirë reagimet e politikës vendase dhe ndërkombëtare rreth saj.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i gardistëve që u përleshën me turmën e demonstruesve, shoqëruar me disa dëshmi të reja rreth fakteve konkrete mbi çka ngjau në të vërtetë ato momente.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Dorëzohen Gardistët”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete aludimet mbi dëshmitë e 6 gardistëve në polici, ndërsa pritet arrestimi i tyre sot pas protestës së opozitës.

“Dëshmia e Mimoza Boçarit, mjekes në duart e të cilës u vra Hekuran Deda”, është një artikull tjetër që tregon një dëshmi mbi demonstratën e dhunshme.

“Sot demonstrata homazh për të rënët” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Urdhër-ndalimet/ Gardistët 2 orë para 5 prokurorëve në polici”, i cili flet për dëshminë e dhënë nga 6 gardistët e akuzuar për 21 Janarin.

“Homazhet e PS, me kamera dhe kordon sigurie”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “SHBA mbyll ambasadën, mund të ketë dhunë dhe protestë”; “Bllokohen 23 ton mish i skaduar, arrestohet veterineri”; “Bie nafta në bursa, rritet çmimi në vend” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Sot homazhe paqësore, demonstrata hetim bodigardit të Berishës”, i cili citon hetimet e reja mbi dhunën e 21 Janarit.

“Fatos Klosi: Nuk pati grusht shteti, LSI-në e udhëheq vetëm babëzia” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një interviste.

Kurse “Ambasada e SHBA pezullon sot punën: Kujdes, mund të ketë dhunë në rrethe”, flet për reagimin e ambasadës amerikane mbi demonstratën e 21 Janarit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita, në demonstratë të heshtur”, i cili tregon gjithë skenarin e mbajtjes së protestës së sotme nga opozita.

“Pesë dëshmitarë rrëfejnë vrasjet e gardistit të fshehur në bodrum” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon deklaratat e radhës të dëshmitarëve mbi konfliktin mes demonstruesve dhe gardistëve.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Energjia, radhë dhe protesta për faturat”, “Privatizimi i klubeve, hyn në axhendën e vitit 2011” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Astrit Patozi: Edi Rama i vrau dhe tani i qan me lot”, i cili pasqyron reagimin e përfaqësuesit të njohur të mazhorancës në lidhje me demonstratën e 21 Janarit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Policia: Nuk garantojmë më demonstrata”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Berisha: Ina Rama gënjeu në sy të ambasadorit Arvizu”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 28 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE