English

PD: Rama tregoi se është përgjegjësi i vetëm i puçit

Tiranë, 28 janar 2011, NOA- Deputeti demokrat Aldo Bummci pak minuta më parë reagoi lidhur demonstratën-homazh.

“Sot u bëmë dëshmitar të një skenari tjetër ku ideatori i dhunshëm i 21 janarit u kthye te vendi i krimit”, u shpreh Bumçi.

Këtë herë u zbehën akuzat ndaj Kryeprokurores Ina Rama dhe Presidentit Bamir Topi, por u adresuan vetëm ndaj Edi Ramës.

“Ishte ai dhe vetëm ai përgjegjës i puçit të shtetit, Edi Rama shkaktoi humbjen e tre jetëve”, u shpreh Bumçi në fjalën e tij.

Ky është qëndrimi i parë nga selia blu, pas përfundimit të demonstratës-homazh për nder të tre viktimave të 21 janarit, e cila u mbajt paqësisht, ashtu siç kishte paralajmëruar shefi i opozitës.

a.y/NOA

KOMENTE