Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Sot në shesh vetëm me lule, qirinj dhe rroba zie
English

PS: Sot në shesh vetëm me lule, qirinj dhe rroba zie

Tiranë, 28 janar, NOA - “Opozita e bashkuar i bën thirrje çdo qytetari pjesëmarrës në demonstratën homazh që të vijë me rrobat e zisë, me lulet e nderimit dhe me qiririn e lutjes për një paqe të madhe sociale mes shqiptarësh”.

Kështu pohoi në një deklaratë për shtyp, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, dy orë para se të nisë protesta e paralajmëruar e opozitës.

Ajo ka bërë më pas apel për asnjë thirrje, asnjë përgjigje ndaj çfarëdo provokimi gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, asnjë shprehje tjetër veç respekti për çdo polic që sot është në detyrë.

“Policia e Shtetit është e ftuar të bëjë pa asnjë ngurrim të gjithë punën e domosdoshme të saj dhe çdo demonstrues është i thirrur të jetë mirëkuptues e bashkëpunues me policinë.

U lutemi të gjithëve të respektojnë drejtimin e lëvizjes dhe të mirëkuptojnë ngadalësinë e ecjes në kushtet e posaçme që imponon solemniteti i homazheve të sotme.

Këto janë orë të rënda për Shqipërinë. E gjithë bota i ka sytë nga ne. Të gjithë ne, demonstrues e policë, duhet të japim sot mesazhin e një populli të qytetëruar në rrugën e rivendosjes së demokracisë”, ka përfunduar mesazhi i selisë rozë.

n.e/NOA

KOMENTE