English

Qenushi i trembur ngec në mur

Kinë, 28 Janar NOA - Një qenush, i frikësuar kur ka parë nënën e tij që është rrahur për vdekje, është larguar menjëherë nëpërmjet një vrime në mur, në të cilën është rritur për tre vite me radhë. Kafsha, për të cilën vendasit sjellin ushqim çdo ditë, është e vendosur në një rrugë në Wuhan, në provincën Hubei në Kinën qendrore. Li Zhang, një 73-vjeçar, tha: “Pasi nëna e qenushit ishte goditur me një shkop nga një tregtar deri sa ngordhi, këlyshi u fsheh në vrimën e murit, kur prej aty nuk ka dalë më. Disa njerëz janë përpjekur të tërhiqnin atë jashtë nëpërmjet ushqimit, por ai ka qenë tepër i trembur.

r.b/NOA

KOMENTE