Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ku qëndron keqkuptimi me “21 janarin”
English

Rama: Ku qëndron keqkuptimi me “21 janarin”

Tiranë, 28 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Në atë që ndodhi më 21 janar 2011 ka një keqkuptim që lidhet me peshën që ka ajo ditë ku u vranë tre vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë në demonstratën e dhunshme të opozitës.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarë, ka sqaruar këtë pjesë kur iu përgjigj pyetjes: “Sali Berisha ka ndikuar në mediatizimin e kauzës së PS me provokimin që i bëri 21 janarit, nisur nga ajo çka thatë më sipër?

Edi Rama dha këtë përgjigje: “Ky keqkuptimi në këtë rast rëndon peshën që ka kjo ditë. As nuk mund ta shihja as në ëndrrën më të keqe atë që kuptuat ju, sigurisht pa dashje. Unë thashë diçka tjetër, thashë se në rast se Sali Berisha nuk do kishte provokuar situatën s’do të kishte ndodhur jo vetëm tragjedia e 21 janarit por s’do të ishte thyer asnjë xham dhe nuk do ishim këtu duke komunikuar në dy gjuhë. Kjo ishte ideja”.

Më poshtë vijon zbardhja e të gjitha pyetje-përgjigjeve:

Çfarë nënkuptoni me rikonsiderim e raporteve në kërkesën që ju i keni bërë komunitetit ndërkombëtar dhe SHBA? Cili është mesazhi që këta njerëz kanë përcjellë sot me këto homazhe?

Ajo që do doja të thoja apo që i kërkoj botës demokratike, SHBA dhe komunitetit evropian e para është që të mos pranoj si gjëra normale të një procesi të vazhdueshëm demokracie, ato gjëra që në vendin e tyre nuk do ti kishin pranuar kurrsesi.

Mesazhi i përcjellë nga njerëzit sot ishte mbledhja e një populli për të folur në një zë, për të thënë me atë që nënshtrohet apo mbytet nga dhuna e ushtruar nga ky ditë pas dite. Në një vend ku zëri i secilit mbytet përditë e më shumë, populli shqiptarë sot foli me një zë duke kërkuar ti çojë botës një mesazh shumë të qartë, lidhur me kërcënimin gjithmonë e më të madhe të të jetuarit në një regjim që kërkon të mbysë çdo gjë përmes frikës.

Do të vazhdoni të protestoni për të kërkuar zgjedhje të parakohshme? Do jenë protesta në shesh, keni një plan?

Kjo është pak por e sigurt. Do ketë protesta gjithkund ku mund të protestojmë.

Apeli juaj për komunitetin evropian dhe SHBA-në është për të ndryshuar qëndrimin e tyre për zgjedhjet e parakohshme?

Unë e kam dëgjuar me shumë vëmendje dhe e kam kuptuar përgjigjen të cilën ju cituat si përgjigje të një pyetje që u bë në një moment të caktuar. Nga ana tjetër dëshiroj ta theksoj se gjithë sa thashë lidhur me komunitetin ndërkombëtarë nuk është absolutisht shprehje e më të voglës pakënaqësi e komunitetit ndërkombëtar por është nevoja për të përçuar mesazhin tonë. Ndërkohë që ju siguroj se i mirëkuptoj plotësisht të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtarë si dhe mbi të gjitha përpjekjen e qartë për të qenë sa më të balancuar në raport me një situatë që është absolutisht shumë e brishtë.

Nisur nga deklarata e djeshme e policisë dhe duke patur parasysh se protestat do të vazhdojnë cili do të jetë garantimi i këtyre protestave që ato të jenë paqësore, siç ju thatë?

Ne mendojmë që ministri i brendshëm i ka plotësuar të gjitha kushtet për tu dorëzuar përpara drejtësisë dhe nuk ka nevojë për të tjera arsye. Letra e policisë së shtetit për mos garantimin e tubimit është një arsye që ai të mos jetë më asnjë minutë ministër i brendshëm i qeverisë së Shqipërisë.

Pamë një manifestim paqësor dhe ju dje e garantuat këtë. Si arriti opozita ta garantojë këtë gjë sot dhe jo në 21 janar në demonstratë, duke patur parasysh që zemërimi sot ishte edhe më i madh pas tre viktimave të 21 janarit? Po përgatitet PS për zgjedhjet e 8 majit, do të marri pjesë?

Pikërisht demonstrata e sotme e cila kishte edhe një zemërim edhe më të madh sesa demonstrata e shkuar, ishte jo vetëm paqësore por edhe shembullore për imazhin e Shqipërisë në sytë e botës sepse nuk u provokua siç u provokua pabesisht dhe barbarisht demonstrata e 21 janarit. E kam thënë dhe e përsëris, në rast se në 21 janar nuk do të kishte një skenar për të inkriminuar opozitën demonstrata e 21 janarit nuk do të kishte përbërë lajm për askënd jashtë Shqipërisë sepse nuk do të ishte thyer asnjë xham.

Më lejoni të shtoj se gjithë përshkallëzimi nga ana e të ashtuquajturit kryeministër i hapave për të vënë nën kontrollin e dhunës dhe të frikës edhe institucionet e Presidentit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme duke u bazuar tek dhuna e 21 janarit tregoi shumë qartë se kush e ka dashur, kush e ka provokuar dhe kush ka arritur ta shpërthejë dhunën e 21 janarit, Sali Berisha. Në rast se demonstrata e 21 janarit nuk do të ishte provokuar, s’do të kishte patur asnjë arsye për të patur këtu sot të gjithë botën e televizionit dhe gazetarisë ndërkombëtare.

Pozicioni ynë për zgjedhjet e 8 majit është edhe më i qartë seç ishte përpara vrasjeve barbare të 21 janarit, përpara nxjerrjes së policisë së shtetit nga kuadri ligjor dhe kushtetues i Shqipërisë, përpara sulmeve barbare dhe tipikisht fashiste ndaj Prokurores së Përgjithshme dhe përpara agresionit të patolerueshëm ndaj Presidentit të Republikës. Të gjitha këto janë arsye më shumë për të thënë se në këto kushte nuk mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri.

Mendoni se protesta homazh sot ishte paqësore sepse njerëzit u trembën nga dhuna e të premtes së shkuar?

E thënë ndryshe sipas TVSH, demonstratën e bëri paqësore vrasja e njerëzve të pafajshëm. E thënë në terma të shkruara është televizioni publik por në fakt nuk është kështu, është televizioni i pushtetit.

Socialistët evropian kanë bërë thirrje për dialog, por në këtë klimë a ka hapësira për dialog, është e gatshme PS për dialog dhe në ç’ kushte mund të vendoset ky dialog për të dal nga kjo situatë?

Përpjekja jonë nuk është një luftë për të asgjësuar pjesën tjetër. Përpjekja jonë nuk është as një përpjekje për të nënshtruar palën tjetër. Përpjekja jonë është një përpjekje për ti dhënë një mundësi të re Shqipërisë duke krijuar kushtet që të gjitha palët të jenë njësoj përpara kushtetutës dhe ligjit. Nëse pushteti i kusarisë dhe i matrapazllëkut e ka harruar që përballë ka shqiptarë dhe arrin ti vrasë shqiptarët në mes të bulevardit “ Dëshmorët e Kombit” si të ishin kuaj në filmat bardhë e zi të fillimit të shekullit të shkuar, ne as nuk e kemi harruar dhe as nuk e harrojmë për asnjë çast që përballë kemi shqiptarë. Përballë kemi përfaqësuesit e një pjesë të Shqipërisë, përballë kemi atë që ne demokraci duhet të jetë alternativa tjetër për shqiptarët. Që do të thotë se asnjëherë s’kemi qenë, s’jemi dhe s’do të jemi hezitues për dialog.

Si do të sillet PS ndaj parlamentit, çfarë vendimi do të marrë për të qenë ose jo? E dyta, ju flisni për zgjedhje të parakohshme, a është gati opozita për zgjedhjet e parakohshme për t’ju ofruar shqiptarëve një alternativë qeverisëse me një platformë dhe program?

Përsa i takon parlamentit nuk ka asgjë të re në qëndrimin tonë, ne do të jemi në parlament për ta çuar përpara këtë betejë dhe do ta shfrytëzojmë hapësirën e parlamentit për çështjet që lidhen me këtë betejë.

Ndërsa përsa i përket asaj që ne do të vazhdojmë të bëjmë është e padyshimtë që kjo që patë sot është shëmbëlltyra e një rezistence të paqësore që do të shkojë duke u zhvilluar në Shqipëri larg çdo forme të dhunës, por pa asnjë dyshim duke refuzuar çdo shenjë të frikës. Që do të thotë se ne do të jemi përballë regjimit të kusarëve dhe të matrapazëve dhe do të vazhdojmë të ngremë fuqishëm zërin e një populli të tërë, që kërkon fundin e këtij regjimi dhe fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pastaj sigurisht nuk jemi ne PS, por janë shqiptarët që do të vendosin se si duan ta hapin këtë kapitull të ri, se kujt do t’ja besojnë shkrimin e këtij kapitulli të ri dhe se për cilat propozime, të përfshira në cilin program ata do të votojnë të lirë dhe të pacenuar në vullnetin e tyre.

Do të thotë që ju jeni gati për tu ulur për të ndryshuar Kodin Zgjedhor?

Ne nuk kemi tre të vrarë dhe nuk jemi në këtë rrugë të rezistencës paqësore për të shkruar ligje më të bukura. Ne jemi në këtë rrugë të rezistencës paqësore dhe jemi gati të paguajmë çmimin që ka liria dhe të drejtat që kërkojmë sepse duam një Shqipëri ku ligjet të zbatohen. Duam shtetin ligjor. Që do të thotë që problemi i madh i këtij vendi nuk është mungesa e madhe e ligjeve por mos zbatimi i frikshëm i tyre.

Si do ta vlerësoni qëndrimin e Presidentit në këtë rast? Si do ta vlerësonit qëndrimin e ministrit Basha që në gjithë këtë kohë nuk ka bërë asnjë dalje publike?

Është e tepërt besoj që të humbasim kohë duke komentuar heshtjen e ministrit të brendshëm. Është një ministër në rikërkim. Ndërkohë që përsa i përket Presidentit unë e konsideroj tërësisht, le të themi barbare, përfshirjen e Presidentit të Republikës në shënjestrat e sulmit tërësisht fashist të të ashtuquajturit kryeministër.

Sali Berisha ka ndikuar në mediatizimin e kauzës së PS me provokimin që i bëri 21 janarit, nisur nga ajo çka thatë më sipër?

Ky keqkuptimi në këtë rast rëndon peshën që ka kjo ditë. As nuk mund ta shihja as në ëndrrën më të keqe atë që kuptuat ju, sigurisht pa dashje. Unë thashë diçka tjetër, thashë se në rast se Sali Berisha nuk do kishte provokuar situatën s’do kishte ndodhur jo vetëm tragjedia e 21 janarit por s’do të ishte thyer asnjë xham dhe nuk do ishim këtu duke komunikuar në dy gjuhë. Kjo ishte ideja.

FUND

KOMENTE