Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Solemnitet dhe zi në rrugëtimin e kortezhit mes turmës në bulevard
English

Solemnitet dhe zi në rrugëtimin e kortezhit mes turmës në bulevard

RAPORTIM MINUTE PAS MINUTE

Tiranë, 28 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Me solemnitetin dhe ngadalësinë e marshimit të një kortezhi homazhesh ka nisur edhe ecja e kortezhit për të nderuar tre të vrarët e demonstratës së të premtes së kaluar.

Kortezhi nisi rrugëtimin e tij solemn mes turmave të qytetarëve që kanë rrethuar atë, me të mbërritur në rrethrrotullimin e qendrës të liderit të opozitës Edi Rama dhe përfaqësuesve të tjerë të saj.

Kortezhi kryesohet nga të rinj të Partisë Socialiste, të cilët mbajnë në duar tre fotografitë e demonstruesve që humbën jetën në protestën e kaluar.

Tashmë kortezhi i homazhit është drejtuar për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të qëndrojë për homazhe pranë kryeministrisë, ku janë vendosur në postera të mëdhenj fytyrat e tre demonstruesve, të cilët do të nderohen pas pak me vendosje lulesh e qirinjsh.

Ndërkohë pamjet flasin për një ecje tërësisht paqësore, ku lajtmotiv është të mbajturit zi për demonstruesit dhe nderimi i tyre ashtu siç i ka hije të vdekurve, me qetësi e solemnitet. mit/NOA

KOMENTE