English


Tre fëmijë në orën 07:43

Mançester, 28 Janar NOA - Saktësia e anglezëve është e njohur në të gjithë botën, por që diçka e tillë të vlente edhe për lindjet është e pashembullt. Në një spital, Salford në Machester Lowry Dairsley faktikisht ka lindur Harrison, djalin i tretë, më 20 janar në orën 7:43. Asgjë e çuditshme, po të mos ishte se për Matt Rigby Lowry Dairsley dhe bëhej fjalë për djalin e tretë që lind në të njëjtin orar. Ekzistonte vetëm një mundësi në 300 milionë që diçka e tillë të ndodhte: Lowry ka lindur Ellan në tetor të 2005 në orën 07:43, dhe vajzën e dytë, Evie, më 26 dhjetor, 2007 përsëri në 7:43. “Kur kam zbuluar se isha shtatzënë, unë dhe Matt kemi ironizuar mbi faktin se diçka e tillë mund të ndodhte sërish. Kur mbërritën në spital gjatë momentit të lindjes ne u përqendruam vetëm tek ky fakt”. Lowry, është një nënë që sapo ka mbushur 26 vjeç, ndërsa babi Matt është 31 vjeç dhe në lidhje me këtë fakt ai ka deklaruar: “Kur kam parë orën që ishte 7:43, ne nuk mund t’i besonim syve tanë”.

r.b/NOA

KOMENTE