Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi 19 sahate uji të një pallati, bie në pranga
English

Vodhi 19 sahate uji të një pallati, bie në pranga

Durrës, 28 janar, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një person i cili dyshohet se ka vjedhur disa sahate uji në një pallat të ri.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari mban inicialet A.Gj. dhe është 15 vjeç, banues në Durrës.

Konkretisht, ky person dje rreth orës 14.30 është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur 19 copë sahate uji në lagjen 13 Plazh, në një pallat të sapopërfunduar.

U kryen veprimet e para hetimore; në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 19 copë sahate uji.

Kurse materialet për veprën penale të vjedhjes iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE