Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BDI: Shqiptarët janë të përfaqësuar në DAP
English

BDI: Shqiptarët janë të përfaqësuar në DAP

E shtunë, 29 janar 2011, NOA- BDI ka reaguar ashpër ndaj akuzave të PDSH-së për mospërfaqësimin në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP).

Sipas kësaj partie, në DAP këtyre ditëve pritet transferimi i 75 të punësuarve të rinj administratorë nga sektori për Marrëveshjen e Ohrit, ku në mënyrë drastike do të bëhet rritja e përfaqësimit.

“Sa i përket strukturave udhëheqëse të këtij institucion vetëm informojmë se zëvendësdrejtori i DAP është shqiptar. Po ashtu, shqiptarë është edhe zëvendësdrejtori për qytetin e Shkupit, ndërsa me Drejtorinë rajonale në Tetovë udhëheqë kuadër shqiptar ku edhe shumica e të punësuarve janë shqiptarë. Gjithashtu kemi nëndrejtor të emëruar dhe disa të tjerë janë në procedurë e sipër”, theksoi në reagim BDI, pas akuzave të hedhura sot nga PDSH e cila bëri të ditur se përfaqësimi i shqiptarëve në postet udhëheqëse në DAP është zero për qind.

a.y/NOA

KOMENTE