Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011
 

Lajmet e datës 29 Janar 2011

  • Qentë për të nuhatur kancerin Francë, 29 Janar NOA - Në sajë të aftësive të tyre të nuhatjes, qentë mund të jenë bazë e testit të besueshëm për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës.
  • Zgjedhjet e parakohshme, një opsion i arsyeshëm për zgjidhjen e krizës Pirro Prifti Ngjarjet e ditëve të fundit që u paraprinë lëvizjeve politike nga të dy palët për fat të keq në dobi të acarimit të situatës në vend të gjetjes së një marrëveshjeje për të qetësuar situatën politike në vend,- kanë shkaktuar një shqetësim, dhe irritim në shoqërinë
  • Bum ofertash, por Gallatasaray e mban fort Lorik Canën E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Ndaj futbollistit Kosovar Lorik Vana janë lëshuar një varg ofertash, për të ndryshuar ekip por skuadra e Gallatasarayt i ka refuzuar të gjitha.
  • Halimi: Hetimi i telefonatave, si do të realizohet Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Kryetari Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit, Eduard Halimi doli sonte për një sqarim publik lidhur me hetimin që do t’i bëhet telefonatave të një numri politikanësh e zyrtarësh të lartë.
  • Paraguai njeh Palestinën si shtet E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Ministria e Jashtme e Paraguait ka njoftuar njohjen e Palestinës si shtet. Ministria e Jashtme e Paraguait theksoi se “negociatat bilaterale mes Izraelit dhe Palestinës, të cilat aktualisht janë në vendnumëro, janë esenciale për të dy vendet”.
  • Lista e plotë, personat që do t’u hetohen telefonatat Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Komisioni Parlamentar Hetimor “Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit
  • Halimi: Dokumentet e kërkuara nuk janë sekrete Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Pak më parë pas hamendësimeve dhe akuzave të vazhdueshme për hetimet e komisionit hetimor për ngjarjen e 21 janarit reagoi edhe kryetarit i këtij komisioni, Eduard Halimi.
  • Pagjumësia të çon në depresion E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Nga një studim i bërë nga Fondacioni Ndërkombëtar i Shëndetit Mendor bëhet me dije se pagjumësia është një ndër faktorët kyç që të çon në depresion.
  • PS:Vendimi antikushtetues, personat nën hetim kanë imunitet Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Lidhur me vendimin e Komisionit Hetimor për demonstratën e 21 janarit pak minuta më parë reagoi Partia Socialiste.
  • Ndahet nga jeta aktorja Liza Vorfi Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, Liza Vorfi. Teatri Kombëtar publikoi para pak çastesh lajmin dhe tha se “me hidhërim njoftojmë se sot u nda nga jeta një nga aktoret më të njohura dhe më fisnike te tij, Liza Vorfi”.
  • Fisher: Vetëm ndërkombëtarët mund të zgjidhin krizën në Shqipëri E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Një studiues amerikan i historisë shqiptare thotë se në pikën ku kanë arritur marrëdhëniet mes palëve politike në Shqipëri, një zgjidhje kompromisi do të ishte e pamundur pa angazhimin ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
  • Pacini: I kënaqur që rikthehem te Inter E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Pas zyrtarizimit të kontratës me Interin Xhanpaolo Pacinit, ish-sulmuesi i Sampdorias jep intervistën e parë si zikaltër.
  • Iran, varet gruaja pas trafikut të drogës E shtunë, 29 janar 2011, NOA- U arrestua para një viti për trafik droge, ekzekutohet ditën e sotme. Sahra Bahrami, 46 vjeç u dënua me vdekje për trafik droge me 2 janar.
  • Haxhinasto: Para drejtësisë, gjithë ata që shkelën ligjin Budva, 29 janar, NOA - Dje në Budva të Malit të Zi, zhvilloi punimet takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), ku delegacioni shqiptar u kryesua nga Edmond Haxhinasto, zv/kryeminister dhe ministër i Punëve të Jashtme.
  • BDI: Shqiptarët janë të përfaqësuar në DAP E shtunë, 29 janar 2011, NOA- BDI ka reaguar ashpër ndaj akuzave të PDSH-së për mospërfaqësimin në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP). Sipas kësaj partie, në DAP këtyre ditëve pritet transferimi i 75 të punësuarve të rinj administratorë nga sektori për Marrëveshjen e Ohrit, ku në mënyrë
  • Didac Vila zyrtarisht te Milan E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Një tjetër futbollist është radhitur tek ekipi i Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e Espanyolit, Didac Vila i cili ka përfunduar testet mjekësore këtë mëngjes para nënshkrimit të kontratës katër vite e gjysmë.
  • Demonstrata, hetim telefonatave të Berishës, Topit, Bashës, Edi Ramës, Ina Ramës Tiranë, 29 Janar 2011 NOA - Komisioni Parlamentar Hetimor “Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në
  • Egjipt, sfidohet shtetrrethimi, qytetarët kërkojnë largimin e Mubarak E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Në vijim të protestave për rrëzimin e Presidentit Hosni Mubarak dhe regjimit të tij 30 vjeçar, mijëra persona janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit egjiptian Kajro.
  • Puf Diddy akuzohet si autor i sulmeve të 11 shtatorit E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Këngëtari i njohur amerikan Puf Diddy është akuzuar si autor i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Valeire Joyce Wilson Turks ka paditur reperin për organizim të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në New York dhe për vjedhje të chipsave të pokerit
  • Veljanovski mbledh kryetarët e grupeve për situatën në vend Shkup, 29 janar 2011, NOA- Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, pritet të mbledhë ditën e hënë krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi situatën në të cilën është futur vendi.
  • Topi i kundërpërgjigjet Berishës Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Vinçenco Palian dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij në vendin tonë.
  • Komisioni Hetimor: Berisha raporton të hënën Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë është mbledhur Komisioni Hetimor i ngritur për demonstratën e 21 janarit. Burime zyrtare konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se gjatë kësaj mbledhje u vendos që i dyti pas gardës së Republikës së Shqipërisë të jetë Kryeministri Berisha ai
  • Dhjetëra shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas bllokohen në Egjipt E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Dhjetëra shtetas të Maqedonisë dyshohet të jenë të izoluar në Egjipt, për shkak të trazirave të dhunshme që kanë përfshirë këtë vend.
  • Skandal tek Inter, akuza homoseksualiteti lojtarit E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Ekipi i futbollit të Interit është akuzuar ditën e sotme nga një qytetar se ka në formacion një futbollist homoseksual.
  • Papandreu premton mbështetje dhe i jep direktiva OMONIA-s Sarandë, 29 janar 2011, NOA- Kongresi i OMONIA-s i mbajtur në Sarandë ëshët përshëndetur edhe nga Jorgos Papandreu. “Kemi bërë pak për minoritetin, udhëzoj përfundimin e shpejtë të rrugëve Qafë-Botë - Sarandë dhe Adhrimadhi-Poliçan-Gjirokastër.
  • Kryeziu: Thaçi dhe PDK nuk kanë respekt për koalicionin Prishtinë, 29 janar 2011, NOA- Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, hedh një varg akuzash mbi liderin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe koalicionin e mundshëm me partinë e tij.
  • SHBA shënon rritje ekonomike E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Ekonomia amerikane ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajt e fundit krahasuar me periudhën e mëparshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur raporti i publikuar nga Departamenti Shtetëror i Tregtisë.
  • Berisha: Presidenti e Kryeprokurorja, në krah të demonstratës Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Kryeministri Berisha priti në një takim ditën e sotme me përfaqësuesin e komunitetit të Sant'Egidios, Imzot Vincenzio Paglion.
  • Bombë në bord, ulet avioni në Athinë Athinë, 29 janar 2011, NOA- Aeroporti i Kryeqytetit Grek ka qenë për pak minuta nën tensionin e një shpërthimi të mundshëm. Një ulje e detyruar e bërë mbrëmjen e djeshme nga një avion i kompanisë ajrore “Egypt Air”.
  • Punavia: Ndryshojnë zonat e trafikut, qytetarët kujdes sinjalistikën Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Bashkia e Tiranës vijon kompletimin e skemës së re të qarkullimit të mjeteve, në kuadër të punimeve që po kryhen në sheshin “Skënderbej” dhe pikërisht kompletimin e fazës së dytë të kësaj skeme, me qëllim hapjen e kantierit të ndërtimit në pjesën jugore të sheshit.
  • Përfaqësuesit e Preshevës: 9 të arrestuarit u dënuan politikisht Preshevë, 29 janar 2011, NOA- Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës deklaruan se nëntë të arrestuarit u dënuan padrejtësisht
  • Maqedoni-Serbi pa viza drejt njëra-tjetrës E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Maqedonia dhe Serbia së shpejti do të lëvizin pa viza drejt njëra-tjetrës. Ky lajm u konfirmua nga Ministri i Brendshëm Serb, Ivica Daçiç, i cili deklaroi në Shkup se Maqedonia dhe Serbia së shpejti do të aplikojnë regjimin e kalimit kufitar vetëm me letërnjoftime
  • Gramsh, 21 vjeçari bie në pranga për drogë Elbasan, 29 janar 2011, NOA- Në qytetin e Gramshit mbrëmjen e djeshme një i ri 21 vjeçar, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
  • Ikën nga PS te LSI. Maliqi: Rama e ka bërë PS vatër krimi Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Një tjetër largim ka ndodhur ditën e sotme në radhët e eksponentëve socialistë. Ka qenë Kryetarja e Forumit të Gruas në Shkodër Dorela Maliqi e cila ditën e sotme zyrtarizoi kalimin drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim.
  • Ngjela: Protestat do të vazhdojnë deri sa të çlirohen institucionet nga uzurpimi Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar Spartak Ngjela tha para mediave se, qytetarët shqiptar janë të civilizuar si e gjithë bota dhe këtë sipas tij e vërtetuan ditën e djeshme në manifestimin-homazh.
  • Hetimi për 21 janarin, mblidhet komisioni Tiranë, 29 janar, NOA – Komisioni hetimor për ngjarjet e datës 21 janar do të zhvillojë mbledhje edhe gjatë ditës së sotme. Zyra e Shtypit e Kuvendit njofton se deputetët e këtij komisioni do të mblidhen sot në orën 17:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
  • PD: Prokuroria prishi paktin, tentoi të arrestonte gardistët Tiranë, 29 janar, NOA – I plotësuar – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi ka pranuar sot se ka pasur një marrëveshje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe drejtuesve të Gardës së Republikës për dhënien e dëshmive.
  • PS: Zemërimi i popullit nuk mbaron pa ikur qeveria Tiranë, 29 janar, NOA – Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Megi Ajtyresa tha sot se demonstrata e djeshme ishte shenja më e qartë e mos-pajtimit të qytetarëve me korrupsionin dhe qeverisjen e sotme që ka vrarë shqiptarët në një demonstratë paqësore.
  • PS: Qeveria përfaqëson minorancën e shqiptarëve Tiranë, 29 janar, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni tha sot për mediat se pjesëmarrja e mijëra qytetarëve në demonstratën homazh tregoi se mazhoranca aktuale përfaqëson pakicën e qytetarëve shqiptarë.
  • Patozi: Rama, përgjegjës për dëmtimin e imazhit të vendit Tiranë, 29 janar, NOA – Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha sot për mediat se kreu i PS-së, Edi Rama, do të mbajë përgjegjësi për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë më demonstratën e dhunshme në datën 21 janar.
  • Komisioni hetimor takon drejtuesit e Gardës Tiranë, 29 janar, NOA – Komisioni hetimor për ngjarjet e datës 21 janar ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zhvilluar biseda me përfaqësuesit e gardës në lidhje me dhunën që u ushtrua në demonstratën e opozitës.
  • Gripi mbyll shkollat në Moskë Moskë, (Rusi), 29 janar, NOA - Moska dhe disa qytete të tjera ruse kanë mbyllur të gjitha shkollat fillore, për shkak të epidemisë së gripit, e cila prek më së shumti fëmijët dhe të rinjtë, njoftojnë mediat ruse.
  • Policia: Qytetarët, padi për dëmet e pronave më 21 janar Tiranë, 29 janar, NOA – Policia e kryeqytetit u ka bërë sot thirrje qytetarëve, që ju dogjën makinat dhe dëmtuan dyqanet në demonstratën e dhunshme të datës 21 janar, që të bëjnë dokumentimin ligjor të tyre dhe paditë në gjykatë.
  • PDU: Nisma për paqe, një flamur në çdo ballkon Tiranë, 29 janar, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve që të ngrenë sot në ballkonet e tyre flamurin kombëtar shqiptar, duke dëshmuar distancimin nga aktet dhunës.
  • I plagosuri Aleks Nikaj dërgohet në Turqi Tiranë, 29 janar, NOA – Një prej demonstruesve që mbetën të plagosur në përplasjen me policinë në datën 21 janar është dërguar sot në Turqi për mjekim më të specializuar.
  • Marti: Nuk kam asnjë problem me popullin kosovar Zvicër, 29 janar, NOA - Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të këqija, deklaroi raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), parlamentari zviceran Dik Marti, duke theksuar se është i bindur se atë që e parashtroi në raport për "gjoja akuzat për trafikim me organet njerëzore
  • Ngjela: Protestat masive do të vazhdojnë Tiranë, 29 janar, NOA – Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela deklaroi sot në emër të Opozitës së Bashkuar se protestat masive të qytetarëve do të vazhdojnë.
  • LSI: Asnjë shqetësim nëse PS s’është në zgjedhje Tiranë, 29 janar, NOA – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi sot se mazhoranca nuk ka asnjë shqetësim nëse bojkotohen zgjedhjet e datës 8 maj.
  • Fotolajm – Homazhet e PS, me lule dhe heshtje Protestues të opozitës, gjatë manifestimit homazh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit për nder të tre viktimave që humbën jetën në demonstratën e 21 janarit.
  • Gripi stinor, si ta luftojmë në tavolinë – Ja dieta Torino, 29 janar, NOA - Në këtë periudhë të dimrit, kur gripi stinor është kthyer në një rrezik për të gjithë dhe na ka vënë në shtrat të paktën një herë të gjithëve, duhet që ta forcojmë trupin me ushqime sa më të pasura me vitamina, fibra, hekur dhe minerale.
  • Mos harroni të shkruani me dorë, ju gjallëron trurin Londër, 29 janar, NOA – Epoka e teknologjisë ka të mirat e veta, por edhe anët e saj negative, siç është ajo e mpirjes së trurit dhe posaçërisht zonave të veçanta të tij që përgjigjen për veprime të ndryshme të vetëdijshme tonat.
  • E nxit i shoqi shqiptar, italiania bëhet milionere në TV Romë, 29 janar, NOA – Ka qenë e pabesueshme ajo që i ka ndodhur Michela De Paolit, një italianeje shtëpiake nga Padova. Eshtë bërë milionere duke fituar plot 1 milionë euro në emisionin e Gerry Scotit “Kush do të bëhet milioner?
  • EU probes alleged organ trafficking Subscribers Only Pristina, Kosova, January 28, 2011 NOA - The EU mission in Kosovo has launched a preliminary investigation into allegations that Kosovo Prime Minister Hashim Thaci once led a ring trafficking in human organs, an official said Friday.
  • Shpiket pilula magjike, ta largon direkt cigaren Oksford, 29 janar, NOA - Për të lënë duhanin vetëm vullneti i mirë duket se nuk është i mjaftueshëm, por ama një pilulë po. Fjala është për të ashtuquajturën “vareniclinë” e cila ndihmon në heqjen e varësisë prej nikotikës që përmban cigarja dhe largimin e pëlqimit të të pirit një cigare.
  • Jeta dixhitale, në 2010-ën u shitën 1.4 miliardë celularë Uashington, 29 janar, NOA – Jeta dixhitale duket se po i tërheq gjithmonë e më shumë njerëzit në mbarë botën, duke u bërë tashmë e pamënjanueshme dhe e domosdoshme.
  • Xhejms Huper: Kosova të dëshmojë se po ecën përpara Prishtinë, 29 janar, NOA - Nëpërmjet institucioneve efektive, Kosova të dëshmojë se po ecën përpara, thotë ish-diplomati amerikan, Xhejms Huper, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
  • Kronologji- Rruga fitimtare e automobilëve Makina e parë me motor e patentuar- 1887 Kjo shpikje e ndryshoi botën: Automjeti është "fëmija më i dashur" - jo vetëm i gjermanëve. Prodhimi i automjeteve bën pjesë ndër degët kyç në shumë vende të industrializuara.
  • SHBA-BE, të shqetësuar për mungesën e dialogut politik në Maqedoni Shkup, 29 janar, NOA - Partia më e madhe opozitare maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), braktisi sot parlamentin për një afat të pacaktuar duke drejtuar akuza ndaj maxhorancës.
  • Donatorët: Të shqetësuar, Shqipëria po ecte kaq mirë Tiranë, 29 janar, NOA – “Ne kemi ndjekur me dhimbje të thellë dhe me shqetësim në rritje ngjarjet e fundit tragjike që ndodhën në Tiranë si dhe rritjen e tensionit politik në vend.
  • Pas Haradinajt, edhe Bexhet Pacolli bëhet me djalë Prishtinë, 29 janar, NOA – Ndërsa vetëm para pak ditësh është bërë sërish me djalë, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, një fat i tillë e priti së fundmi edhe politikanin tjetër të njohur kosovar, Bexhet Pacolli.
  • Obama thirrje Mubarakut: Merr masa konkrete për demokracinë Uashington, 29 janar, NOA - Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, duhet që të marrë masa konkrete për një demokraci më të avancuar dhe reforma ekonomike të vend.
  • Pasqyra e Shtypit, 29 Janar 2011 Tiranë, 29 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin për tubimin homazh dje të opozitës, i cili nuk u shoqërua me dhunë, shoqëruar me deklaratën rreth saj të Partisë Demokratike si edhe kryesocialistit Rama.
  • Kirk dhe Engel: Thirrje për qetësi publike në Shqipëri Uashington, 29 janar, NOA - Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi dhe kongresisti demokrat, Eliot Engel, nga Nju Jorku bëjnë thirrje për qetësi publike në Shqipëri në vazhdën e krizës politike në vend.
  • KMDLNJ viziton presidentin në detyrë, Krasniqi Prishtinë, 29 janar, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut viziton presidentin në detyrë, Jakup Krasniqi. Tema kryesore e bisedës ishte ligji për falje nr.
  • Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot nga NOA dhe Meteoalb Tiranë, 29 Janar 2011 NOA – Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te kete ne zonat e ulta dhe ato bregdetare diten e sotme, ndersa ne zonat malore per gjate kufirit lindor do te mbeten me reshje te dobeta shiu e debore.
  • Silent protest in Tirana Subscribers Only Tirana, January 28, 2011 NOA - Tens of thousands of Albanians holding flowers and candles marched silently through Albania's capital Friday in a peaceful antigovernment demonstration to honor three opposition supporters shot dead during a protest
  • Lenovo dhe Nec bashkohen për të dominuar tregun japonez Japoni, 29 Janar NOA - Lenovo dhe NEC janë bashkuar dhe kjo për të krijuar aleancën më të fuqishme të prodhimit të kompjuterëve në Japoni. Të dy gjigantët respektivisht kinezë dhe japonezë, kanë arritur në një marrëveshje që do të sigurojë formimin e një sipërmarrje të përbashkët të aftë për të kapërcyer
  • Pazzini zyrtarisht një lojtar i Interit Milano, 19 Janar NOA - Pazzini tani është zyrtarisht një lojtar i Interit. Ish-sulmuesi i Sampdorias ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore dhe më pas ka nënshkruar një kontratë me Interin e cila do ta lidhë atë me klubin zikaltër deri në vitin 2015.
  • Ndahet nga jeta e ëma e C.Ronaldo Junior Londër, 29 Janar NOA - Grua, e cila ka sjellë në jetë djalin e Cristiano Ronaldos është ndarë nga jeta. Lajmi është mbështetur nga Katia Aveiro, 33-vjeçe, e motra e yllit të Real Madrid e cila ka deklaruar për gazetën britanike The Sun se: “Nuk ka asnjë grua që e merr ne telefon, asnjë mama.
  • Një balenë e vdekur gjendet në bregdet Itali, 29 Janar NOA - Një balenë 25 metër e gjatë është gjetur e vdekur dhe kjo pasi ishte bllokuar në mes të lumit dhe grykëderdhjes së Serchi, në brendësi të parkut natyral të Shën Rossore, në komunën e San Giuliano Terme (Pisa).
  • Kednra, del një tjetër kasetë me përmbajtje erotike SHBA, 29 Janar NOA - Tashmë mund ët themi se jeta e aktores dhe modeles është kthyer në një “reality show”, ku pas kasetës të xhiruar, që paraqiste Kednra Wilinson teksa kryente marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj në moshën 18-vjeçare, tashmë ka dalë në pah një tjetër kasetë.
  • Lady GaGa: një parfum të ri sperme dhe gjaku SHBA, 29 Janar, NOA- Lady GaGa, sipas "Fashionista" ka kërkuar disa karakteristika të veçanta për parfumin e saj të ardhshëm, ende pa emër.
  • Zimbabe, aty ku një palë xhinse kushtojnë 3 miliardë Zimbabe, 29 Janar, NOA- Nuk duket, por Zimbabveja, një nga vendet më të varfra në botë, me një normë papunësie prej 80%, është një vend plot miliarderë.
  • Ankand rekord për pikturën e Tiziano Nju Jork, 29 Janar NOA - Një punë e shenjtë e mjeshtrit Tiziano Vecellio është shitur në një ankand në Nju Jork për një shifër rekord të barabartë me 16 milionë e 882 mijë e 500 dollarë.
  • Parashikimi i motit për sot Tiranë, 28 Janar 2011 NOA – Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te kete ne zonat e ulta dhe ato bregdetare ndersa ne zonat malore per gjate kufirit lindor do te mbeten me reshje te dobeta shiu e debore.
  • Camoranesi mund të rikthehet në Itali Itali, 29 Janar NOA - Ish-mesfushori me tipare sulmuese i Juventusit, Mauro German Camoranesi, sapo ka mbyllur kontratën e tij me Shtutgardin dhe momentalisht është në kërkim të një skuadre.