Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhjetëra shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas bllokohen në Egjipt
English

Dhjetëra shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas bllokohen në Egjipt

E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Dhjetëra shtetas të Maqedonisë dyshohet të jenë të izoluar në Egjipt, për shkak të trazirave të dhunshme që kanë përfshirë këtë vend.

Kjo bëhet e ditur për agjencinë e lajmeve INA nga një studenë shqiptar që po qëndron për studime në Kajro.

“Jemi studentë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova që studiojmë kryesisht në Kajro dhe për momentin të gjithë jemi në gjendje të mirë dhe nuk kemi hasur në probleme. Jeta në Egjipt dhe sidomos në Kajro këto ditë është paralizuar, mirëpo presim në përmirësimin e situatës”, theksoi studenti shqiptar nga Shkupi.

Sipas tij, dyshohet edhe për turistë nga Ballkani që në këtë periudhë kalojnë pushimet në qendrat turistike egjiptiane.

“Protestuesit nuk kanë shfaqur ndonjë reagim apo veprim dhune ndaj turistëve dhe shtetasve të huaj, sepse bëhet fjalë për demonstrata antiqeveritare dhe ata kanë një trajtim shumë korrekt dhe mbështetës për ne si të huaj”, theksoi studenti shqiptar.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur se asnjë shtetas nuk ka kërkuar ndihmë apo këshillim në ambasadën në Kajro, pas trazirave të dhunshme antiqeveritare që kanë shpërthyer në Egjipt.

Nga trazirat e dhunshme që po vazhdojnë në Egjipt deri tani jetën e kanë humbur mbi 85 persona, ndërsa mbi 1 mijë konsiderohen të plagosur.

Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak, i cili shkarkoi sot Qeverinë, duke premtuar një qeverisje të re dhe reforma në vend.

(INA)/NOA

KOMENTE