Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Halimi: Hetimi i telefonatave, si do të realizohet
English

Halimi: Hetimi i telefonatave, si do të realizohet

Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Kryetari Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit, Eduard Halimi doli sonte për një sqarim publik lidhur me hetimin që do t’i bëhet telefonatave të një numri politikanësh e zyrtarësh të lartë.

“Komisioni Hetimor Parlamentar, për hetimin e veprimit te organizuar kriminal për përmbysjen me dhune te rendit kushtetues ne date 21 janar 2011, sqaron se nuk bëhet fjalë për procedurën e përgjimeve telefonike i parashikuar nga neni 191 KPP por përmbledhjen e të dhënave”, - tha sonte Halimi.

Ai sqaroi se Komisioni Hetimor Parlamentar ka te drejte ne baze te nenit 4 dhe 15 te ligjit 8891 "për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare", te kryeje çdo veprim hetimor te parashikuar ne Kodin e Procedurës Penale.

“Pikërisht veprimi i marrjes se dokumenteve parashikohet si veprim nga neni 191 I KPP dhe neni 101 i ligjit nr 9818 dt 19.5.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikës së Shqipërisë”, - theksoi z.Halimi.

Bazuar sa me sipër, shtoi Halimi, Komisioni Hetimor Parlamentar ka te drejte te kryeje çdo veprim hetimor qe kryen prokuroria e Republikës, gjate një hetimi penal, duke patur detyrimin te ruajë dhe te administroje çdo dokument sekret dhe tepër sekret sipas rregullave te parashikuara qarte ne ligjin për Komisionet hetimore parlamentare.

“Për me tepër dokumentet e kërkuara nuk janë te nivelit tepër sekret sepse gjenden lehtësisht ne zyrën e financës se çdo institucioni ku kompania e telefonisë bashke me faturën financiare tatimore, dërgon dhe detajimin e çdo skedari (tabulati) te mbajtësit te numrit”, - përfundoi z.Halimi.

e.t/NOA

Lista e plotë, personat që do t’u hetohen telefonatat

KOMENTE