Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hetimi për 21 janarin, mblidhet komisioni
English

Hetimi për 21 janarin, mblidhet komisioni

Tiranë, 29 janar, NOA – Komisioni hetimor për ngjarjet e datës 21 janar do të zhvillojë mbledhje edhe gjatë ditës së sotme. Zyra e Shtypit e Kuvendit njofton se deputetët e këtij komisioni do të mblidhen sot në orën 17:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Nuk bëhet e ditur axhenda e seancës së sotme, ndërkohë që dje komisioni kërkoi thirrjen për të dhënë sqarime dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi. Komisioni u zgjodh të diel e kaluar. Partia Socialiste nuk ka pranuar që të bëhet pjesë e këtij institucioni duke deklaruar se është një maskaradë e mazhorancës për larguar përgjegjësinë për vrasjen e tre demonstruesve. a.k/NOA

KOMENTE