Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I plagosuri Aleks Nikaj dërgohet në Turqi
English

I plagosuri Aleks Nikaj dërgohet në Turqi

Tiranë, 29 janar, NOA – Një prej demonstruesve që mbetën të plagosur në përplasjen me policinë në datën 21 janar është dërguar sot në Turqi për mjekim më të specializuar.

Burime nga Spitali Ushtarak thanë për agjencinë NOA se demonstruesi që është transportuar është Aleks Nikaj nga qyteti i Lezhës. Nikaj është plagosur me një plumb në kokë gjatë demonstratës dhe dhunshme dhe që nga ajo ditë është në gjendje kome.

Mësohet se 35-vjeçari është transportuar në orët e para të mëngjesit. Sipas mjekjeve plumbi që ka marrë gjatë demonstratës i ka shkatërruar thuajse të gjitha funksionet jetike dhe i ka ngecur në tru. Që nga dita e premte ai është mbajtur me frymëmarrje artificiale në Spitalin Ushtarak.

a.k/NOA

KOMENTE