Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pagjumësia të çon në depresion
English

Pagjumësia të çon në depresion

E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Nga një studim i bërë nga Fondacioni Ndërkombëtar i Shëndetit Mendor bëhet me dije se pagjumësia është një ndër faktorët kyç që të çon në depresion.

Sipas këtij studimi, pagjumësia lidhet ngushtësisht me depresionin, problemet në sistemin imunitar dhe problemet kardiake. Raporti thekson se mjekët i kushtojnë shumë më pak rëndësi nga sa duhet këtij fenomeni.

Numri i të rriturve që vuajnë nga pagjumësia në vendet e zhvilluara është rreth 30%. Asnjë sëmundje apo problem tjetër nuk evidentohet në një nga tre njerëz.

Më tej theksohet se ndonëse shumë njerëz i neglizhojnë problemet e tyre me pagjumësinë, përmirësimi i orareve të gjumit do të realizonte një përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së jetës.

Sipas studimit, personat me probleme nga pagjumësia e kanë katër herë më të vështirë të krijojnë marrëdhënie me njerëzit, tre herë më të lehtë të bien në depresion dhe janë trefish më të ekspozuar ndaj mungesës së përqendrimit.

a.y/NOA

KOMENTE