English

Qentë për të nuhatur kancerin

Francë, 29 Janar NOA - Në sajë të aftësive të tyre të nuhatjes, qentë mund të jenë bazë e testit të besueshëm për zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës. Ky zbulim është krye nga grup mjekësh francez. Prej disa kohësh një mjekësh dhe ekspertësh biokimikë, të udhëhequr nga Olivier Cussenot, profesor i urologjisë në spitalin Tenon të Parisit, ka mbështetur këtë metodë pas një përgjigje pozitive prej 91% të rasteve. Cussenot dhe ekipi i tij kanë përdorur një qen për të përmirësuar testet laboratorike biokimike për identifikimin e tumorit. Qeni, një pastor belg, i cili ishte i trajnuar për të zbulimin e eksplozivëve, drogës, apo dhe njerëzve të varrosur nga ortekët, tashmë është duke u stërvitur në nuhatjen e urinës.

r.b/NOA

KOMENTE