Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AIDS, sigurohen fondet për masat kundër saj
English

AIDS, sigurohen fondet për masat kundër saj

E shtunë, 5 shkurt 2011, NOA- Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Japonia janë katër kontribuesit më të mëdhenj të Fondit Botëror kundër AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries, dhe nga ana e këtyre vendeve është forcuar siguria financiare kundër sëmundjes.

Organizata, e cila ka një fond prej 22 miliard dollarësh në vit, u shpreh se masat e reja do të përfshijnë një panel të ekspertëve të pavarur për të rishikuar procedurat financiare.

Një organizatë e financuar nga Kombet e Bashkuara, lajmëroi për forcimin e sigurisë së tij financiare, pas spekulimeve për korrupsion, pasi javën e kaluar Gjermania, kontribuuesi i tretë më i madh i fondit, njoftoi pezullimin e mbështetjes financiare nga ana e saj.

Nga ana e disa vendeve të rëndësishme u ngrinë donacionet e tyre, pasi nëpër media doli një skandal i përfitimeve vetjake të disa drejtuesve.

a.y/NOA

KOMENTE