English

Burgaj në komisionin hetimor: Turma dhunoi policinë

Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA- Në këto momente në Komisionin Hetimor të ngritur për ngjarjet e 21 janarit po pyetet Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Ai deklaroi se Policia e Shtetit kishte marrë informacion paraprak për demonstratën që do të mbahej në 21 janar.

Gjatë fjalës së tij ai tha se, pranë strukturave të Policisë së qarkut Tiranë u morrin masat për përballimin e protestës së datës 21 janar.

U zhvillua më tej një instruktazh i veçantë për ata që do garantonin rendin në kryeqytet, nën vëzhgimin edhe të OSBE.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika në të gjitha akset në pikat hyrëse të Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Më tej ai tha se ishte turma ajo që rreshtoi Kryeministrinë, dhe nga ora 13.00 deri në 14.oo protestuesit kanë lëvizur ndërmjet ministrive drejt Kryeministrisë.

Më tej ai tha se u angazhuan 1670 punonjës policie për të mbarëvajtur këtë proces.

Ai gjatë fjalës së tij bëri nj detajim të situatës minutë pas minute gjatë mesditës së 21 janarit, duke thënë se ishin demonstruesit të cilët goditën në rreshtat e Policisë së Rendit.

Ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në gatishmëri por nuk reaguan, por sipas tij dhuna u agravua duke lënë të plagosur një numër të lartë të efektivave të policisë të plaghosur.

Më tej, ai tha se drejtuesit e Policisë së qarkut Tiranë i kanë bërë thirrje turmës për qetësi, por turma ka vijuar më tej goditjen me mjete të forta ndaj policisë, dhe vetëm më tej sipas Burgaj u futën në veprim Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Vijon...

a.y/NOA

KOMENTE