English

Greku, i zhytur në kontrabandë peshku në Korçë

Korçë, 5 Shkurt 2011 NOA/ Alba Filipi – Kontrabandë peshku zbulohet nga policia kufitare shqiptare në ujërat që lagin tre shtetet, tonin, Greqinë dhe fqinjin tjetër, Maqedoninë.

Kontrabanda shqiptaro-greke u zbulua sot në orët e para të mëngjesit gjatë kryerjes së shërbimit nga forcat e stacionit kufitar në Liqenas.

Burimet policore i thanë agjencisë NOA se kufitarët në fakti ishin duke patrulluar sipas procedurës rutinë, përgjatë vijës së liqenit.

Pikërisht kur ndodheshin në vendin e quajtur “Gjiri i Gollombocit” ku ndahen kufijtë midis tre shteteve Shqipëri-Greqi-Maqedoni, u kapen dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek.

Të arrestuarit janë Olsi Trajce 22 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Kallamas komuna Liqenas në rrethin Korçë.

Janaq Vangjelovski 53 vjeç lindur dhe banues ne Gorricë e Vogël komuna Liqenas në Korçë.

Anastasios Dhimonopulo 52 vjeç lindur dhe banues ne Milice të Greqisë.

Ata u kapen duke kaluar një sasi prej rreth 300 kg peshk (cironka) dhe rreth 370 ml rrjeta peshkimi nga varka e shtetasit grek për ne varkën e shtetasve shqiptarë.

Policia tha se po punohet per kryerjen e veprimeve hetimore procedurale nga Seksioni i Hetimit ne Drejtorinë Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE