Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-Mujezinoviç: Hapat për integrim në BE
English

Haxhinasto-Mujezinoviç: Hapat për integrim në BE

Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA – Pas kthimit nga Sarajeva ku zhvilloi takime pune me autoritetet boshnjake, Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto priti sot në një takim në selinë e MPJ-së, Kryeministrin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës Mustafa Mujezinoviç dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, Valentin Inzko , të cilët ndodhet prej tri ditësh në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Në këtë takim u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Në një njoftim të zyrës së shtypit të MPJ-së thuhet se bashkëbiseduesit ndanë mendime të njëjta sa i përket rritjes së nivelit të bashkëpunimit për përmirësimin e imazhit të rajonit si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor, në lëmin e bujqësisë.

Lidhur me zhvillimet në fushën e arsimit palët shprehën vullnetin e përbashkët për të filluar një bashkëpunim në nivel universitar dhe për shkëmbimin e studentëve.

Një tjetër argument i takimit ishte turizmi dhe lëvizja e lirë e qytetarëve në të dy vendet, vetëm me karta identiteti, një argument i theksuar edhe gjatë vizitës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto në Sarajevë.

Kryeministri boshnjak Mustafa Mujezinoviç dhe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Valentin Inzko ndodhen për një vizitë në Shqipëri, për të shoqëruar trupën e Filarmonisë së Bosnjës dhe Hercegovinës në koncertin e përbashkët të Teatrit tonë të Operës dhe Baletit dhe Filarmonisë së Sarajevës zhvilluar në Bosnjë dhe Hercegovinë më datë 3 Shkurt, një koncert i zhvilluar për të kremtuar liberalizimin e vizave të dy vendeve me Bashkimin Evropian.

mit/NOA

KOMENTE