Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Media: Kosova, mafia dhe Zvicra
English

Media: Kosova, mafia dhe Zvicra

Kështu titullohet artikulli në numrin më të ri i revistës zvicerane “Die Weltwoche”. Gazeta lexohet nga rreth 400 mijë abonentë në javë dhe në çdo numër raporton për Kosovën, shqiptarët dhe emigracionin kosovar në Zvicër. Ajo akuzon Zvicrën si bashkautorë në ndërtimin e rrjeteve terroriste dhe kriminele të UÇK-së në Zvicër dhe Evropën Juglindore

Bernë, 5 Shkurt 2011 NOA Xhemal Ahmeti - Revista zvicerane «Die Weltwoche» numrin e saj më të ri ia kushton edhe njëherë Kosovës, respektivisht «Kosovës, Mafisë dhe Zvicrës», siç është edhe tema frontale e numrit të së enjtes. Autori i artikullit është Dr. Kurt Pelda, korrespondent i gazetës NZZ nga Afrika.

«Unë e njoh terroristin kur e shoh. Dhe këta njerëz janë terroristë», me këtë citat të të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve Robert Gelbart, të deklaruar më 1998 e nis revista «Die Weltwoche» rrëfimin për UÇK-në. Organizata në fjalë nuk paska punuar për pavarësinë e Kosovës por për krijimin e «Shqipërisë së Madhe».

Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti dhe Azem Syla kanë qenë kryesuesit e organizatës në fjalë - këtu autori i referohet një raporti të KFOR-it nga viti 2004.

Pjesa kryesore e artikullit përfol biografinë e Xhavit Halitit, i cili paska qenë shefi i rrjetit kriminel të drogës dhe që paska pasur për detyrë financimin e luftës «terroriste» të UÇK për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe krijimin e «Shqipërisë së Madhe». Se Haliti ka qenë tepër i involvuar në «rrjetet kriminele dëshmon edhe fakti se Hashim Thaçi kurrë nuk ka pranuar të dalë publikisht me të në Zvicër», kështu «Weltwoche».

Të hollat e këtyre aktiviteteve kriminele të UÇK-së kanë qenë të deponuara në Zvicër. Sipas revistës Qeveria zvicerane ka bërë çmos që pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë të zhdukë çdo dosje që ka pasur të bëjë me Kosovën dhe UÇK, sidomos asociimin e kësaj organizate me terrorizmin. Kjo sipas revistës në fjalë e bën Zvicrën bashkautore në një ndërmarrje kriminele.

KOMENTE