English

Parashikimi i motit për 6 Shkurt 2011

Tiranë, 5 Shkurt 2011 NOA - Pjesa me e madhe e territorit këtë të diel parashihet të dominohet nga mot i kthjellet ndersa ne zonat malore si edhe ne veriperëndim do te kete vranesira te lehta.

Ne mesdite kthjellime me te dukshme do te kete ne Tirane, Durrës, Fier, Vlore dhe Sarande.

Ndersa me vranësira do te jene qytetet si Kukësi, Peshkopia, Librazhdi dhe Pogradeci, Korça, Erseka dhe Bilishti.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndërsa e gjithe pjesa tjeter e vendit do te karakterizohet nga kthjellimet dhe vranesira kalimtare.

Gjate oreve te mbremjes dhe ne mengjesin pasardhes do te kete kalime te vranesirave neper te gjithe territorin shqiptar ku me te dukshme do te jene ne zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 3 grade rritje si vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites, kjo rritje do te jete ne te gjithë vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Veriperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Te dielen, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga alternime kthjellimesh me vranësirash.

Por Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga masa ajrore te thata e te ftohta ku moti i kthjellet dhe i ftohte do te jete dominues ne keto zona.

Ndersa ne ishujt Britanike do te kete reshje shiu dhe debore te shoqeruar nga stuhi te forta ere.

Problematike situata do te paraqitet ne Gjermani ku reshjet e shiut dhe te debores do te jene te konsiderushme, por nuk do te mungoje edhe mjegulla e dendur ne oret e para te dites.

Ne gadishullin Skandinav do te kete mot te vranet dhe reshje te dobëta debore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ishujt Britanike do te alarmojnë per reshje shiu dhe stuhi ere;

Vendet Nordike rrezikojnë debore dhe ere te forte;

Spanja do te perjetoje ere te forte dhe dallge te larta.

e.t/NOA

KOMENTE