Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partitë shqiptare në Maqedoni, vendosin sot për takimin e liderëve
English

Partitë shqiptare në Maqedoni, vendosin sot për takimin e liderëve

Shkup, 5 shkurt, NOA - Partitë politike shqiptare në Maqedoni BDI, PDSH dhe DR pritet të marrin pjesë në takimin e liderëve të caktuar për të hënën nga presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov.

Ky takim është nxitur me kërkesë të administratës amerikane, e cila nëpërmjet zëvendës-ndihmës sekretarit Tomas Kantrimen i ka sugjeruar presidentit Ivanov gjatë vizitës së tij në Uashington që të ftojë liderët për të tejkaluar situatën e krizës parlamentare dhe shmangien e bojkotit nga të gjitha partitë e opozitës.

BDI kumtoi dje se lideri i tyre Ali Ahmeti do të jetë i pranishëm në këtë takim dhe se kjo parti është e gatshme që nëpërmjet dialogut të shmanget kriza aktuale.

Nga PDSH bëjnë të ditur se lideri i tyre Menduh Thaçi sot do të deklarojë qëndrimin e tij, por duke kërkuar që të diskutohet për çështje thelbësore.

Demokracia e Re (DR) sot gjithashtu do të vendosë për pjesëmarrje ose jo në takimin e liderëve, edhe pse përfaqësues të kësaj partie shprehen se janë të gatshëm për të diskutuar për çështjet që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Nga ana tjetër, të gjitha partitë politike maqedonase kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në këtë takim të gjerë me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare si dhe me praninë e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

NOA-INA

KOMENTE