Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PLL: PS, sabotim me çdo mjet zgjedhjeve
English

PLL: PS, sabotim me çdo mjet zgjedhjeve

Tiranë, 5 shkurt 2011/ Ervin Tirana - Në funksion të zgjedhjeve për pushtetin vendor të 8 majit, Kryesia e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” zhvilloi sot këtë mbledhje të përbashkët me kryetaret e degëve të saj në rrethe.

PLL mendon se zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë në agjendën e ditës së të gjitha forcave politike.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm 3 muaj, Partia Socialiste po përpiqet me të gjitha mënyrat për sabotimin e tyre, veprim ky që është kundërvënie e hapur ndaj ligjit dhe interesave të qytetarëve anembanë vendit, të cilët presin ushtrimin e vullnetit të tyre për freskimin e organeve të qeverisjes vendore.

Përmes politikës së konfliktit dhe dhunës, PS po cenon sigurinë dhe jetën e qytetarëve. Po dëmton imazhin ndërkombëtar të vendit i cili pas anëtarësimit në NATO dhe heqjes së regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë arriti majat më të larta. Partia Socialiste bën krim politik në rast se mendon dhe vepron sikur Shqipëria të ishte në vitin 1924, në vitin 1945 apo në 1997, - vlerëson PLL.

Kurse thotë se PS gabon nëse mendon se Shqipëria është në Afrikë dhe shtron pyetjen: Vallë, a është rastësi që Dick Marty, Nicholas Gage dhe PS po i kundërvihen në të njëjtën kohë Shqipërisë dhe kombit shqiptar?

Krahas ndjekjes me vëmendje të plotë të situatës politike, PLL thotë se po punon seriozisht për zgjedhjet vendore të 8 majit. Objektiv i saj kryesor në këto zgjedhje është prezantimi para elektoratit me ndershmëri, zgjidhje konkrete sipas problematikave vendore, promovimi i kandidatëve me profil të lartë moral dhe profesional.

Krahas këtij objektivi kryesor, PLL tha se do të synojë që të ruajë dhe zgjerojë profilin e vet politik, të rifitojë drejtimin e njësive vendore që aktualisht drejtohen prej saj, si dhe të përfaqësohet me këshilltarë në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit.

Në funksion të këtyre qëllimeve, Partia “Lëvizja e Legalitetit” është në përfundim të fazës së identifikimit të kandidaturave që do të paraqiten në zgjedhjet e 8 majit si dhe të hartimit të strategjisë së saj, që do të mundësojë materializimin e objektivave të sipërpërmendura.

e.t/NOA

KOMENTE