English

Allegri: Jemi ende në krye

Milano, 7 Shkurt NOA - Barazimi kundrejt Genovas, me sa duket nuk e ka shqetësuar teknikun e Milanit Massimiliano Allegri. Ai është ende i bindur se skuadra e tij ka një avantazh të mirë të pikëve në favor për të vazhduar në rrugën drejt fitores së kampionatit.

“Kemi ende një avantazh të mirë, kampionati është i gjatë dhe ne duhet të jemi të qetë dhe duhet të përmirësohemi në lojën tonë”, - deklaroi Allegri. Më pas në lidhje me sfidën kundrejt Genovas, ai theksoi se ishte një gol i marrë në minutat e fundit të pjesës së parë që ka nervozuar ekipin dhe sipas tij është një gabim që nuk duhet të përsëritet më.

r.b/NOA

KOMENTE