Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elena, vajza nga Tirana që përdoret në Londër
English

Elena, vajza nga Tirana që përdoret në Londër

Londër, 7 Shkurt 2011, NOA - Ajo quhet Elena dhe është 25 vjeç. Është larguar nga Shqipëria në vitin 2007, me ëndrrën e perëndimore për të filluar një jetë më të mirë. Kishte dhe një njeri që i premtonte se Anglia do të ishte vendi i ëndrrave, i dashuri i saj. Vetëm pasi arriti në Londër e kuptoi se ishte mashtruar. Për një vit është shfrytëzuar nga “i dashuri” si prostitutë dhe vetëm me ndihmën e një anglezi ka arritur të shpëtojë nga ferri ku ishte futur.

Në një raport për dukurinë e prostitucionit në Angli, historia e shqiptares Elena që shihni në foton e censuruar të saj, merret si një rast studimi, duke treguar sesi përfundojnë vajzat në tregun e “mishit të bardhë” dhe çfarë mund të bëjnë organizata jo qeveritare në parandalimin e këtij fenomeni.

Raporti anglez lidhet me udhëzimet e reja të Bashkimit Europian për marrjen e masave ndaj trafikimit. Megjithëse projekti i BE-së është miratuar në Parlamentin Europian, në Angli nuk ka kaluar ende, e për pasojë mbrojtja e personave të trafikuar ende nuk është vënë në zbatim.

Deputetët e Parlamentit britanik kërkojnë nga qeveria që të krijojë më shumë mundësi për trajtimi e femrave që janë viktima të prostitucionit.

Gjatë kësaj jave në Londër pritet të zhvillohet një takimi i organizmave jo qeveritare për trafikun e qenieve njerëzore. Rasti i shqiptares Elena është një prej shembujve sesi synohet lufta ndaj këtij fenomeni.

Rrëfimi i Elenës

“Unë kam ardhur (në Angli) duke udhëtuar në pjesën e pasme të një kamioni. U deshën shtatë ditë rrugë dhe isha e lodhur dhe e frikësuar, por kam menduar se do t’ja vlente. Kam lënë një jetë të mirë në Shqipëri: një familje dhe një punë që e pëlqeja. Por i dashuri im më tha se ai do martohej me mua. Disa ditë pasi arritëm në Angli ai më tha se unë duhet të punoj për atë. Më tha se duhet të punoja në një restorant. Më çoi në një banesë ku ishin disa vajza të veshura me rroba shumë të shkurtra dhe më la atje. Duhet të më kenë dhënë një pije që kishte drogë, sepse në mëngjes u zgjova në një shtrat dhe trupi im ishte bërë ngjyrë blu dhe nuk e dija se çfarë kishte ndodhur.

Që nga ajo ditë unë kam qenë skllave e tij. Ai më ka rrahur dhe më ka mbyllur në një banesë duke më detyruar që të bëjë seks me meshkuj të tjerë. Ata paguanin para, por unë nuk dija asgjë.

Mu desh më shumë sesa një vit për të shpëtuar nga kjo situatë. Një person më ndihmoi për të ikur në kohën që tutorët nuk ishin në shtëpi. Më ofroi një end për të ndenjur, por edhe jeta e tij ishte në rrezik.

Në fund vendosa të shkoj në polici dhe të futem në Poppy Project për ndihmë ndaj njerëzve si unë. Edhe pse e mora këtë vendim nuk isha në gjendje të filloja një jetë të re. Policisë i duhen 45 ditë për të shqyrtuar rastin tim.

Unë kam statusin e refugjatit sepse banda që më përdori është aq e fuqishme sa nuk jam e sigurt nëse kthehem në Shqipëri. Policia është ende në hetim të bandës.

Poppy Project (Fondacioni që merret me trajtimin e femrave të trafikuara) më dha sërish jetën time. Me ndihmë e tyre jam në gjendje të ndihmojë policinë në hetime dhe të marrë statusin e refugjatit në këtë vend. Mbyllja e dyerve të këtij projekti do të thotë për mua, hapja e dyerve për trafikantët”.

e.t/NOA

KOMENTE