English

Fratini anulon vizitën në Kosovë, shkon në Serbi

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini ka anuluar vizitën që kishte planifikuar ta zhvillonte në Kosovë, ka bërë të ditur ambasada italiane në Beograd. Arsye e anulimit të vizitës thuhet të jetë moskonstituimi i institucioneve të reja, pas procesit të gjatë zgjedhor.

Më herët Fratini në dy raste ka paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë. Herën e fundit pas takimit me ministrin e jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto në Romë më 10 janar, kishte thënë se se shpejti do të vizitojë Kosovën.

Fratini sot viziton Beogradin për të diskutuar me autoritetet e atjeshme mbi procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal si dhe dialogun e pritshëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Shefi i diplomacisë italiane do të takohet me presidentin Boris Tadiç, zëvendëskryeministrin Bozidar Djeliç dhe me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.

NOA

KOMENTE