English

Fratini: Hetim ndërkombëtar për akuzat e Martit

Romë, 7 shkurt, NOA – Realizimi i hetimeve ndërkombëtare mbi akuzat për kryerjen e trafikut të organeve në Kosovë, nga ish-Ushtria Çlirimtare, janë mënyra e vetme për të zbuluar të vërtetën rreth tyre.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, i cili ka pohuar ndër të tjera se nuk mund ta marrë si të vërtetë raportin e raporterit të Këshillit të Evropës, Dik Marti.

"Kuptohet, ne duam të fillojë një hetim, i cili do të ishte i pavarur dhe ndërkombëtar lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë pas luftës 1998-1999. Raporti shërben si pikënisje, ndërsa hetimi shërben për ta nxjerrë të vërtetën", tha ministri i Jashtëm italian. Ai i ka bërë këto deklarata në Beograd pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremiç. Ndërsa në lidhje me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai tha se ai duhet që të nisë sa më shpejt të jetë e mundur.

n.e/NOA

KOMENTE