Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata: Mos përdorni politikisht lirimin e të pandehurve të Gërdecit
English

Gjykata: Mos përdorni politikisht lirimin e të pandehurve të Gërdecit

Tiranë, 7 shkurt 2011, NOA – Pas lirimit nga burgu dhe vendimit për lënien në arrest shtëpie të tre të pandehurve të çështjes Gërdeci, Mihal Delijorgjit, Sokol Ngjecit dhe Ylli Pinarit, Gjykata e Tiranës i ka bërë thirrje forcave politike në vend të mos përdorin politikisht këtë vendim të saj, ndërkohë që gjyqi i Gërdecit vazhdon. Zëdhënësja e Gjykatës së Tiranës ka kërkuar që vendimi i lirimit të Delijorgjit, Pinarit dhe Ngjecit të mos përdoret politikisht, duke theksuar vendimi për lirimin e tre të pandehurve të Gërdecit u bazua në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve të gjyqit të Gërdecit i kanë kërkuar trupit gjykues të revokojë masën e arrestit me burg për shkak të tejkalimit të afateve të burgimit.

Tashmë ndjekja penale e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit, tre të pandehurve të çështjes Gërdeci, e cila erdhi si pasojë e shpërthimit të fabrikës së demontimit në fshatin Gërdec në 15 mars të 2008-ës, ku vdiqën 26 persona dhe shumë të tjerë u plagosën do të vijojë, ndërkohë që ata tashmë do të mbahen në arrest shtëpie.

mit/NOA

KOMENTE