English

Kacin: Raporti i Martit të hetohet nga EULEX

Beograd, 7 shkurt, NOA - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, ka deklaruar se përveç bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, që për Serbinë është "kushti i të gjitha kushteve", nuk duhet harruar as çështjet e tjera të hapura si dialogu me Prishtinën dhe reforma e sistemit të gjyqësorit.

Në një intervistë për mediet serbe, Kacin ka përshëndetur "gatishmërinë e sinqertë" të zyrtarëve serbë që të fillojnë sa më parë dialogun me Prishtinën. Por kur bëhet fjalë për raportin e Dik Martit për trafikim me organe njerëzore në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, Kacin ka thënë se kjo duhet të hetohet hollësisht nga EULEX-i, duke nënvizuar se çështjet e iniciuara në raport nuk guxojnë të shfrytëzohen për qëllime politike, nga asnjëra palë.

NOA

KOMENTE