Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i G99: Ngjarjet e fundit shqetësuese, demokracia shqiptare e rrezikuar
English

Kreu i G99: Ngjarjet e fundit shqetësuese, demokracia shqiptare e rrezikuar

Tiranë, 7 shkurt, NOA – “Ne i shohim ngjarjet e fundit si shumë shqetësuese. Akuzat dhe sulmet që janë bërë mbi institucionet rrezikojnë demokratizmin e vendit, rrezikojnë demokracinë në Shqipëri”.

Kështu është shprehur kreu i lëvizjes politike, G99, Ervin Mete, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.

Z.Mete, cili është pozicionimi juaj i fundit për ngjarjet në Shqipëri?

G99, është një parti opozitare, është pjesë e Opozitës së Bashkuar. Ne i shohim ngjarjet e fundit si shumë shqetësuese. Akuzat dhe sulmet që janë bërë mbi institucionet rrezikojnë demokratizmin e vendit, rrezikojnë demokracinë në Shqipëri. I shohim shumë problematike sulmet që u bëhen institucioneve më të larta në vend, sulmet që I bëhen integritetit të prokurores së përgjithshme, sulmet që I bëhen, presidentit,simbolit të

unitetit të kombit, sulmit që I bëhen gazetarëve, shohim tejet problematikë mos respektimin e urdhrave të prokurorisë, që është në thelbin e shtetit të së drejtës, dhe ndiejmë që demokracia dhe institucionet në Shqipëri janë të rrezikuara.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Partinë Socialiste?

Marrëdhëniet tona me Partinë Socialiste, bazohen mbi një koalicion vlerash dhe parimesh, nuk janë marrëdhënie të një koalicioni të pazgjidhshëm, por janë për një qëllim të përbashkët për të sjellë një alternative më të mirë qeverisëse në Shqipëri.

Sa është ndjerë roli i shoqërisë civile gjatë ngjarjeve të fundit në Shqipëri?

Shoqëria civile ka kërkuar dialog, që unë mendoj se është e lavdërueshme, por nuk besoj se ka qenë në nivelin e duhur edhe për shkak se ka një polarizim dhe politizim edhe të vetë shoqërisë civile, dhe që pas viteve 2002 – 2003, roli i shoqërisë civile në Shqipëri ka ardhur duke rënë. Duhet të ketë një rol më të madh shoqëria civile, sepse është një ndër

komponentët për demokracinë në vend.

Ju duke qenë se jeni një parti që vini nga shoqëria civile, dhe që keni mbledhur rreth vetes element të rinj intelektualë, a shikoni mundësinë e luajtjes të një roli ndërmjetësimi, ose qetësimi të kësaj krize aktuale mes opozitës dhe qeverisë?

Absolutisht, po, dialogu, ndërmjetësimi gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta, është pjesë eleksikut tonë politik, është pjesë e programit tonë të së ardhmes, por besoj që çdo dialog duhet të bazohet në besimin e përbashkët, që do të thotë do isha shumë pozitiv, nëse ne do të shkonim drejt dialogut, por shoh që veprimet e ndërmarra nga maxhoranca, ndërkohe që edhe sot në mbledhjen e këshillit kombëtar zoti Sali Berisha ka vazhduar të

sulmojë institucionet ka vazhduar të sulmojë prokuroren e përgjithshme, ne kemi një komision hetimor, dhe sot është gjithkush nën hetim përveç, atyre që kanë vrarë shtetas të pafajshëm, sot u bënë katër, ky lloj leksiku nuk besoj që krijon hapësirën për një dialog, pra duhet të ketë një qasje besimi, pra duhet të ketë një prirje për të respektuar institucionet, që pastaj mund të dialogohet, në këto kushte është shumë e vështirë.

Ju a keni bërë përpjekje për të filluar këtë dialog, nuk ka qenë aktive partia juaj, përse?

Ne jemi zëri që kërkon dialog në gjirin e opozitës, dhe sigurisht që kemi patur gjithmonë prirje për dialog, por sic ju thashë edhe njëherë, situate është shqetësuese dhe nuk ka për momentin të paktën një prirje që të nxis besimin se mund të dialogohet në termat të ndershëm.

Partia juaj a do hyjë në zgjedhjet e 8 majit?

Ne nuk bojkotojmë asnjë garë elektorale që është e lirë ose e ndershme por në kushtet aktuale në këtë sulm që po i bëhet institucioneve, në këtë politizim që po i bëhet policisë së shtetit, që unë e shoh si regresin më sinjifikativ të dhjetë viteve të fundit, me refuzimin për t’i bërë transparencë zgjedhjeve të kaluara, ekziston një dyshim i qenësishëm që

zgjedhjet e majit të jenë të lira dhe të ndershme. Nëse do të krijohet besimi dhe terreni që do të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme absolutisht ne nuk do t’i trembemi asnjë gare elektorale.

VOA

KOMENTE