Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Reforma zgjedhore jo tekë kryetarësh partish
English

LSI: Reforma zgjedhore jo tekë kryetarësh partish

Tiranë, 7 shkurt 2011, NOA – Ndërkohë që mbeten rreth tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore të 8 majit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka rishprehur shqetësimin e saj për mungesën e vullnetit politik për kryerjen e reformës së re zgjedhore, e cila sipas LSI-së është e domosdoshme, për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira të ndershme, demokratike e të besueshme. Sekretari për çështjet zgjedhore në LSI, Ylli Manjani deklaroi në një konferencë për shtyp se “Reforma zgjedhore nuk mund të jetë çështja tekash të kryetarëve të partive, dhe as s’ka pse të përdoret prej tyre si mjet për të bërë demagogji apo propagandë për interesa private”.

Ai u bëri thirrje partive politike parlamentare që të dëshmojnë seriozitet dhe pjekuri politike në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit sipas standardeve europiane të kohës.

Manjani nënvizoi se “nëse partitë i kanë seriozisht ato që thonë për zgjedhjet, është moment ta dëshmojnë këtë seriozitet, atëherë ai argumentoi se “reforma zgjedhore nuk ka pse të politizohet në ekstrem”.

Manjani në funksion të mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme i ftoi të gjitha partitë dhe shoqërinë civile që të kontribuojnë në këtë proces.

“LSI nuk parasheh asnjë arsye për të politizuar çështje të tilla si, Shmangia e konfliktit të Interesave ndërmjet Kryetareve të njësive vendore që konkurrojnë në këto zgjedhje , nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanë detyra ligjore për përgatitjen e zgjedhjeve sipas kodit zgjedhor”, bëri me dije Manjani.

Sipas tij është i nevojshëm në këtë proces reflektimi i vendimit të gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e Kandidatëve; adaptimi i një modeli evropian transparent për financimin e zgjedhjeve; si dhe nisja e një reforme administrative e territoriale që reflekton nevojat e kohës për zhvillim të qëndrueshëm.

mit/NOA

KOMENTE