Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 7 Shkurt 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 7 Shkurt 2011

Tiranë, 7 shkurt, NOA – Gazetat e datës së sotme pasqyrojnë gjerësisht mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Një vend të veçantë zë dhe dokumenti i paraqitur nga Besnik Mustafaj për reformimin e Partisë Demokratike.

Homazhet e zhvilluara dje nga opozita në Rinas për demonstruesin e katërt që humbi jetën në demonstratën e datës 21 janar, janë pasqyruar nga pothuaj të gjitha gazetat.

Ndërkohë që të gjitha gazetat trajtojnë dhe hetimin për vrasjet e datës 21 janar.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor homazhet që janë bërë dje ndaj demonstruesit të varrë në datën 21 janar. “Lamtumirë Aleks”, është titulli që pasqyron gjithë zhvillimet e djeshme në Aeroportin e Rinasit dhe homazhet e bëra nga drejtuesit e opozitës.

“Mustafaj; Kemi humbur identitetin, 4 ndryshimet që duhen bërë në PD” është një tjetër artikull kryesor i gazetës, që pasqyron memorandumin e prezantuar dje nga besnik Mustafaj në Këshilli Drejtues të PD-së.

“Skandali, Kuvendi ka fshehur plumbat e 21 janarit” është një tjetër artikull i kësaj gazete.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor hetimin për vrasjet e datës 21 janar. “ Prokuroria; Veizi u vra nga automatiku i gardës”, është artikulli që flet për hetimet që nxjerrin se viktima është qëlluar me një automatik MP5, i njëjti model arme që mban dhe Garda.

Vijonë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Berisha: Puçi nisi të shtëpia e Topit ishte edhe Rama. Memorandumi, Mustafaj; Reformim i thellë i PD”, “Ilir Gjoni: 1 janari, demonstruesit u vranë me gjakftohtësi”, “Rama në Rinas pret të vrarin e katërt në demonstratë”, “Idrizi: Gejxh si Dik Marti, provokon në tokën tonë”

Gazeta “Shqip” hapet me titullin “Mustafaj, memorandum Berishës”, i cili flet për dokumentin e paraqitur dje nga ish-deputeti Besnik Mustafaj për reformimin e Partisë Demokratike.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete, “PS, homazhe dy ditore viktimës së katërt të 21 janarit”, “Prokuroria, hetim telefonatave të gardistëve për ‘urdhrin vrasës’”, “Topalli mbledh konferencën e kryetarëve”, “Drejtorët e shkollave, provim për aftësinë”.

"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin “PD, komision hetimor me certifikata sigurie false”, i cili flet për përbërjen e anëtarëve të komisionit hetimor për 21 janarit. Sipas artikullit ligjvënësit nuk kanë dokumentet e verifikimit që lëshohen nga Shërbimi Informativ Shtetëror për zyrtarët e lartë, por dokumente false.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “PD rrëzon platformën “Mustafaj” 97 vota “jo”, 2 pro”, “Gjeloshi, para nj jave i shpëtoi atentatit”, “Ekspertët: Ekonomia në rrezik nga karburantet”.

Gazeta “Koha Jonë” ka hapet me titullin; “Këshilli i PD-së, strategjia për zgjedhjet e 8 majit”, i cili flet për vendimet marra dje nga Partia Demokratike për fushatën e zgjedhjeve vendore.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Tirana, qyteti ku nuk di si dhe nga të shkosh”, “KQZ: Paratë e partive, gati për kontroll”, “Opozita, homazhe për Aleks Nikajn”, “Xhilberti: Shteti, faktor kyç për zhvillimin e turizmit”, “Të rinjtë, 1 në 3 me dhëmbë të prishura”, “Divorcet, çiftet pa fëmijë derdhen në gjykatë”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e HËNË, 7 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE