Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Pas Delijorgjit, Rama dhe mafia e tij
English

PD: Pas Delijorgjit, Rama dhe mafia e tij

Tiranë, 7 shkurt, NOA – “Dalja nga burgu e Delijorgjit, e shokëve të tij është degradimi i qëllimshëm i sabotuesve të procesit, grupeve te caktuara të lidhura me z.Rama”.

Kështu ka deklaruar deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, gjatë një konference për shtyp, në emër të selisë blu, duke shprehur kështu reagimin e saj ndaj lirimit të 3 të akuzuarve të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Sipas tij, përgjegjës për atë ngjarje janë grupe të caktuara të lidhura me kryetarin e Partisë Socialiste. “Ne si Parti Demokratike denoncojmë këtë akt, që vjen nga sabotuesit e procesit, nga ndërhyrja e mafias që kanë bërë lojën. Druaj se pas tij qëndron miku i Delijorgjit, Rama dhe mafia që e rrethon”, tha më pas Alibeaj.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha sot vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, duke vendosur “arrest shtëpie” për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjeçin.

n.e/NOA

KOMENTE