Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plaçkitet kisha e Shna Ndout
English

Plaçkitet kisha e Shna Ndout

Lezhë, 7 Shkurt 2011/ Ervin Tirana – Plaçkitet Kisha e “Shna Ndout” në qytetin e Laçit, policia kap afër varrezave një mjet që transportonte mallra të vjedhur nga objekti kristian dhe arreston autorin e dyshuar.

Muharrem Furriku, drejtor i Policisë Lezhë, i tha Agjencisë NOA se mbrëmjen e sotme rreth orës 18.00, u bë arrestimi në flagrancë i 36 vjeçarit Gjergj Ndoi, banues në Lagjen Nr. 4 të qytetit Laç, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i tij u bë për arsye se po sot në afërsi të varrezave të qytetit të Laçit, u kap në flagrancë duke transportuar me një mjet “Dum- dum” me disa materiale hekuri, që i kishte vjedhur gjatë natës tek Kisha e “Shna Ndout” në qytetin e Laçit.

Nga ana e strukturave përkatëse të Policisë, u kryen veprimet e para hetimore e procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e hekurit të vjedhur, si dhe u bë bllokimi i mjetit në pronësi të shtetasit N.N, i cili vetëm bënte transportin kundrejt pagesës.

Policia tha se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale të “Vjedhjes”, në ngarkim të shtetasit Gjergj Ndoi.

e.t/NOA

KOMENTE