Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkolla Kombëtare e Koreografisë, aty ku përgatiten talentet e baletit dhe skenës
English

Shkolla Kombëtare e Koreografisë, aty ku përgatiten talentet e baletit dhe skenës

Tiranë, 7 Shkurt 2011 NOA - Shkolla e Mesme Kombëtare e Koreografisë është i vetmi institucion në Shqipëri që përgatit talentet në fushën e baletit dhe kërcimit. Qëllimi i shkollës është formimi kulturor dhe profesional i të rinjve që paraqesin të dhëna specifike për kërcimin, e cila krijon një bagazh për disiplinat koreografike, duke krijuar figura profesionale me baza të mira për hyrje në botën e spektaklit si balerinë.

“Sot në këtë shkollë studiojnë e përgatiten për tu bërë balerinë mbi 220 nxënës të ciklit 9 vjeçar dhe të mesëm. Stafi akademik i shkollës, i përbërë nga 33 mësues kujdeset që këto nxënës të përgatiten jo vetëm si balerinë por formohen edhe me kulturën e nevojshme.” thotë drejtoresha e këtij institucioni, znj. Blerina Arbana.

Institucioni i vetëm në Shqipëri nga ku dalin balerinët e skenave kohët e fundit i është nënshtruar një procesi të rikonstruksionit të ambienteve. Këto ndërhyrje ishin të nevojshme për përmirësimin e cilësisë së ambienteve ku nxënësit kalojnë jo pak orë studimi.

“Shkolla Kombëtare e Koreografisë është institucion edukues specifik dhe për këtë arsye kërkon edhe hapësira apo kushte specifike, si salla të mëdha për praktikën e nxënësve balerinë. Gjatë kësaj kohe shkolla ka pësuar disa riparime falë përkushtimit të institucioneve publike por edhe falë bashkëpunimit me kompani private. Kohët e fundit AMC na ka mbështetur me përmirësimit të një pjese të infrastrukturës. Dhe për këtë duhet ta falënderoj edhe në emër të nxënësve pasi i është përgjigjur në kohë kërkesës sonë. Kjo ndihmë mendoj se do të ndikojë pozitivisht në ecurinë e nxënësve dhe ardhshmërinë e shkollës sonë në lidhje me standardet bashkëkohore njësoj si shkollat homologe në botë.”

Për realizimin e këtij projekti u punua mbi dy muaj dhe tani në të gjithë ambientin e shkollës mund të punohet në kushte normale. Kujdes i veçantë i është kushtuar sallave të baletit ku nxënësit bëjnë shumicën e ushtrimeve praktike.

Shkolla Kombëtare e Koreografisë ka hyrë në 50 vjetorin e dytë të ekzistencës si institucion edukues që merret me zhvillimin e talenteve në fushën e baletit në Shqipëri. E themeluar që në vitin 1957 prej kësaj shkolle kanë dalë një numër i madh artistësh të skenës në vite duke përfshirë edhe brezin më të ri si Klejdi Kadiu, Ambeta Toromani, etj. Falë investimit të stafit pedagogjik si edhe vetë nxënësve pritet që në të ardhmen të kemi akoma më shumë protagonistë të skenës europiane nga Shqipëria.

e.t/NOA

KOMENTE