Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-Kantrimen: Përqendrohuni tek 8 Maji
English

Berisha-Kantrimen: Përqendrohuni tek 8 Maji

Tiranë, 9 shkurt, NOA – Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në realizimin e zgjedhjeve lokale të lira e të ndershme.

Qeveria e SHBA, nga ana e saj, është e angazhuar të kontribuojë duke mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e kësaj situate në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Duke theksuar se hetimi duhet të përfshijë dhunën dhe organizatorët e dhunës ai e konsideroi drejtësinë e pavarur me rëndësi jetike.

Një fakt të tillë, zv/ndihmës-sekretari i Shtetit, Tomas Kantrimen, ia deklaroi kryeministrit Berisha në një takim të përbashkët.

Nga ana e tij, Berisha e risiguroi zotin Kantrimen se qeveria shqiptare do të bëj gjithçka për të garantuar që zgjedhjet e 8 Majit të përmbushin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe e falënderoi për mbështetjen e SHBA dhe qeverisë amerikane në këtë drejtim.

Ai e falënderoi Kantrimen për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme te qeverisë së SHBA në këtë situatë serioze, të cilën e konsideron si një mbështetje të paanshme si një mbështetje ndaj Shqipërisë, qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë shqiptare.

Më tej, kryeministri e informoi Kantrimen mbi zhvillimet e fundit në vend pas përpjekjeve të liderit të opozitës më datë 21 janar për të marrë me dhunë institucionet demokratike duke rrethuar për pesë orë selinë e Këshillit të Ministrave me individë të paguar, ku 321 prej tyre rezultojnë me precedent penalë.

Si pasojë e kësaj përpjekje të dhunshme për të rrëzuar institucionet demokratike u plagosën mbi 100 efektiva të ruajtjes së rendit dhe Gardës së Republikës dhe humbën jetën katër qytetarë.

Kryeministri vuri në dukje se menjëherë pas sulmit kundër kryeministrisë shprehu ngushëllimin për viktimat dhe se i kërkoi Prokurorisë hetim të menjëhershëm e të plotë.

Në fund, Berisha i theksoi zotit Kantrimen se qeveria mbetet e vendosur për të respektuar me rigorozitet të plotë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në përgjithësi dhe të drejtat e opozitës dhe çdo force politike në veçanti për çdo tubim paqësor.

Ai theksoi se që nga viti 2005 deri më sot opozita shqiptare ka zhvilluar rreth 1730 protesta të të gjitha llojeve dhe përveçse gjatë protestës së dhunshme të 21 janarit në të cilën opozita vendosi të rrëzojë institucionet kushtetuese e të marrë pushtetin me dhunë, në të gjitha të tjerat nuk është regjistruar asnjë incident.

Më tej, kryeministri Berisha e garantoi Kantrimen se drejtësia shqiptare do të ketë të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për zbardhjen e të gjitha përgjegjësive te ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit.

Në këtë kuadër, kryeministri shprehu falënderimet për gatishmërinë e qeverisë së SHBA për të kontribuar me asistencë profesionale në hetim çka e konsideron si një garanci për një hetim të plotë, profesional e të paanshëm. Duke theksuar se drejtësia ka një rol themelor për paqen dhe stabilitetin e vendit, Kryeministri u shpreh se drejtësia e pavarur, e paanshme dhe gjithëpërfshirëse është dhe mbetet themelore për kapërcimin e kësaj situate.

n.e/NOA

KOMENTE