English

Dhoma e Avokatëve: Akte kriminale dhe terrori ndaj anëtarëve tanë

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Dhoma e Avokatëve denoncoi sot publikisht ato që i ka cilësuar si “akte kriminale dhe terrori” që po përdoren ndaj anëtarëve të saj.

“Një nga organizatat më të rrezikshme të lidhura me botën e krimit tentoi të vriste një ndër anëtarët e kësaj dhome avokatin Genc Gjokutaj.

Ai mbrojtës ligjor në disa çështje të rëndësishme”, citon deklarata e këtij organizmi.

Duke shtuar se “tentativat për të ushtruar presion mbi mbrojtësit e ligjit është një akt kriminal në vazhdimësi që ndodh në drejtësinë shqiptare. Kjo ngjarje lidhet me një tjetër akt kriminal të ndodhur pak kohë më parë”. Mw tej, Dhoma e Avokatëve përmendi dhe një tjetër ngjarje kriminale, e cila lidhet me kërcënimet për jetë në adresë të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Tiranë. “Dy persona të armatosur kanë kërcënuar me armë zjarri jetën dhe familjen e gjyqatrit S.Xh të gjykatës së apelit duke e paralajmëruar atë për asgjësimin fizik të jetës dhe familjes. Kërcënimi lidhej sërish me gjykimin e çështjes së të pandehurit Altin Lame të akuzuar për veprën penale të vrasjes së disa personave dhe ku kërkohej që gjykata të mos e liroj dhe t’i japw fajësinë të pandehurit. Pas disa ditësh, gjyqtari është detyruar të tërhiqet nga gjykimi i kësaj çështje”, citon deklarata e Dhomws sw Avokatëve.

n.e/NOA

KOMENTE