Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gardistët rrezikojnë burg të përjetshëm
English

Gardistët rrezikojnë burg të përjetshëm

Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al

Tiranë, 9 Shkurt 2011 NOA – Dy prej krerëve të Gardës së Republikës, rrezikojnë burgim të përjetshëm dhe jo më pak se njëzet vjet burgim, sipas Kodit Penal, mbi të cilin është bazuar akuza që po hetohet nga Prokuroria Shqiptare.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, i thanë agjencisë NOA se për Alfred Ahmetcenaj, me detyrë komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës dhe Agim Llupo i ndaluar një ditë më parë, me detyrë shef i shtabit të kësaj njësie, do të procedohet me paraqitjen në Gjykatë të kërkesës për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, si persona të dyshuar për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale të parashikuar nga neni 79, gërmat “dh” dhe “ë” të Kodit Penal.

Ky nen dhe paragrafët e tij, lidhur me ngjarjen e 21 janarit, përcaktojnë si më poshtë: “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, vrasja me dashje e kryer kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”.

Dhe bazuar në këtë akuzë, Kodi Penal përcakton se kjo vepër penale “dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Mbrëmjen e djeshme, në datën 8 shkurt 2011, ora 18.00, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u dorëzuan Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku, efektivë të Gardës së Republikës. Menjëherë mbas dorëzimit, policia gjyqësore e Drejtoprisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ka zbatuar për të gjashtë personat, urdhrat e prokurorit, të datës 22 janar 2011, për ndalimin e tyre, duke i vënë ata në dispozicion të prokurorit.

Të gjashtë të ndaluarit iu nënshtruan marrjes në pyetje nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kjo procedurë vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të datës 09.02.2011.

Në përfundim të kësaj procedure, si dhe në vlerësim të rrethanave të deritanishme të hetimit, nga ana e prokurorëve u urdhërua lirimi i menjëhershëm për shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollçinaku.

Por për Alfred Ahmetcenaj, komandant i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës dhe Agim Llupo, shef i shtabit të kësaj njësie, do të kërkohet nga gjykata masë sigurie si të dyshuar për vrasje në rrethana cilësuese të ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë njerëzve.

Nga ana tjetër, Prokuroria zyrtarisht tha se për 5 të tjerët, u urdhërua lirimi i menjëhershëm, “në vlerësim të rrethanave të deritanishme të hetimit”.

e.t/NOA

[media id=20 width=580 height=440]

KOMENTE