English

Ministria e Jashtme në komision, qëndrimi i konsullit Grek, personal

Tiranë, 9 shkurt 2011, NOA- Në këto momente në ambientet e Kryesisë së Kuvendit po bëhet mbledhja e komisionit parlamentar lidhur me debatin dhe qëndrimet e diplomatëve Grekë për kombësinë.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Fatos Beja deklaroi se anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat e lëshuara.

Në hapje të punimeve përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme, thanë se ambasadori grek e ka cilësuar si një qëndrim personal atë të konsullit, çka sipas tij nuk përfaqëson qëndrimin e shtetit.

Më tej nga ana e këtyre përfaqësuesve u vlerësua qëndrimi i Kryetarit të Bashkisë, Niko Peleshi.

Ky komision u mblodh pasi Konsulli grek në Korçë Teodoros Ikonomus i shoqëruar edhe nga dy deputetë të parlamentit grek,ka bërë thirrje të hapura antishqiptare.

“Korça është pjesë e Vorio Epirit! Vllahët janë grekë! Të krishterët të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për të parë origjinën! Nuk duhet të keni frikë për të deklaruar origjinën. Regjistrimi është vetëm fillimi i një beteje. Protokolli i Korfuzit i vitit 1914 nuk është anulluar”, mësohet të jetë shprehur Ikonomus.

a.y/NOA

KOMENTE