English

Një vajzë për shtëpinë Beckham

Angli, 9 Shkurt NOA - Më në fund vajza e shumë dëshiruar ka mbërritur. Ose e thënë më mirë do të vijë gjatë verës së ardhshme. Për momentin Victoria dhe bashkëshorti i saj David Beckham janë duke gëzuar këtë lajm dhe kjo falë analizave të fundit.

Lajmi është zbuluar nga e përditshmja britanike, “The Sun”. Ish pjesëtarja e Spice Girl e ka kërkuar dëshpërimisht, një vajzë dhe kjo pas lindjes së tre djemve. “Kjo është shtatzënia e fundit që çifti kishte dëshiruar”, - tha një mik i afërt i çiftit për të përditshmen britanike. Me sa duket Posh ka qarë me lot gëzimi pas njoftimit të mjekëve.

r.b/NOA

KOMENTE