English

Nokia E6-00, vijnë imazhet e para

Finlandë, 9 Shkurt NOA - Këtu janë imazhet e para që janë publikuar në mënyrë paraprake të Nokias së ri E6-00, smartphon-i me tastierë QWERTY dhe ekran të formatit VGA, për të cilin është folur shumë javët e fundit. Nga fotot e ofruara mund të themi se është e pamundur që ekrani të jetë me prekje, ku mund të mohojmë dhe praninë e një sistemi operativ të tipit Symbian 3. Me këto karakteristika, Nokia E6-00 është propozuar kryesisht për klientët e biznesit, për të zëvendësuar modele të vjetruara si Nokia E71. Kompania ka konfirmuar se Nokia E6-00 do të ketë të pranishme një kamera 8,0 megapixel të pasme të pajisur me flash, si edhe një objektiv frontal për të realizuar video thirrje.

r.b/NOA

KOMENTE