Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria humb me Slloveninë
English

Shqipëria humb me Slloveninë

Tiranë, 9 Shkurt 2011 NOA - Shqipëria ka arritur të shënojë kundër Sllovenisë përmes Ervin Bulku duke barazuar kështu rezultatin në minutën e 62-të por në fund të ndeshjes humb me penallti.

Më herët në minutën e 24-t ishte Navakoviç për sllovenët që shënoi golin e parë të kësaj miqësoreje.

Skuadra kuqezi prezantohet me këtë përbërje: Në portë, Saimir Ujkani, mbrojtja, nga Armend Dallku, Lorik Cana, Admir Teli, Kristi Vangjeli, mesfushorë: Klodian Duro, Altin Lala, Andi Lila, Ansi Agolli. Kurse në sulm, Hamdi Salihi dhe Erjon Bogdani.

Në pjesën e dytë u aktivizua nga trajneri Josip Kuzhe edhe Ervin Bulku i cili shënoi golin e barazimit.

Gjatë pjesës së dytë, ekipi shqiptar u përpoq shumë që të mbante së paku barazimin, por një penallti e akorduar në minutën e 89-të bëri që Dediç të shënojë për sllovenët.

Në këto kushte, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të sllovenëve.

e.r/NOA

KOMENTE