English

Brazil, Adrianos i tërhiqet patenta

Brazil, 11 Shkurt NOA - Adriano rikthehet sërish me një figurë jo të mirë të tijën. Në Brazil, ku ndodhet aktualisht për të rikuperuar dëmtimin që ka marrë në shpatull, lojtari i Romës, është ndaluar nga policia dhe i është marrë patenta dhe kjo pasi refuzoi të kryente testin e etilometrit.

Menaxheri i lojtarit deklaron: “Po asistoj në të shumtin sulm mediatik ndaj lojtarit”. Më pas ai shtoi se Adrianodo të rikthehet për të luajtur në ekipin e Romës. Nata e parë në Brazil për Adrionon duhet thënë se i ka rezervuar atij heqjen e patentës dhe një gjobë prej 950 reais (400 euro). Lojtari u ndalua nga policia në lagjen e Barra da Tijuca, mes lokaleve dhe diskotekave. Me sa bëhet e ditur Adriano nuk ishte në drejtim të veturës, por ai u gjobit pasi refuzoi të kryente kontrollin në etilometër. Një gjobë dhe pezullim i patentës për 5 ditë. Kjo është një situatë e parë për Adrianon që gjobitet nga autoritetet.

r.b/NOA

KOMENTE