English

Dashuri dhe urrejtje, 4 në 10 persona fyejnë kompjuterin

E enjte, 10 shkurt 2011, NOA- Sipas një sondazhi të organizuar nga një kompani sigurie informatike, nuk janë të paktë përdoruesit që e shajnë aparatin kompjuterik.

Ky ofendim duket se vjen për shumë arsye, një ndër to është edhe rasti kur nuk funksionon mirë.

Sipas një sondazhi të organizuar nga shoqëria Gjermane e Sigurisë Informatike, “Avira”, 39% e të intervistuarve i kanë bërtitur kompjuterit, madje kanë fyer rëndë atë, të paktën një herë gjatë punës me të.

Studimi i organizuar me 14 mijë pjesëmarrës, zbuloi edhe që ka pasur raste kur është goditur kompjuteri me shkop bejzbolli.

Më tej thekson studimi, skena të tilla mund të shihen të shumta në Youtube, dhe ky fenomen iu ndodh 9% të të intervistuarve.

Ndërsa një 3% ka arritur ta thyejë kompjuterin ose Laptopin duke e hedhur nga dritarja.

Por jo të gjithë e shfryjë tensionin tek aparati kompjuterik, ka edhe përdorues “të sjellshëm”, pasi 38% e tyre shprehen se nuk mërziten me kompjuterin, pasi “është shumë i ndjeshëm” ndaj fyerjeve dhe goditjeve, por i thonë shprehje dhe fjalë inkurajuese.

“Është argëtuese të dish se “të dhunshmit” dhe “xhentilët” janë në numër thuajse të barabartë”, deklaron Elisabeth Rothbart, një nga ekspertet e kompanisë “Avira”.

“Ne nuk rekomandojmë dhunën mbi kompjuter në asnjë rast, sepse mund të shkatërrohet nga dhunimi dhe shfryrja e nervave”, përfundon ajo.

Por duket se kompjuteri nuk është i vetmi që është viktimë e fyerjeve, sepse 1.11% e kampionit të sondazhit mallkojnë edhe pjesët e produktit si hardware dhe software, duke uruar që një katastrofë të çojë në falimentim kompaninë.

a.y/NOA

KOMENTE