English

Ikën Mubarak, Ashton e Cameron: E ardhmja në duart e popullit

Kajro, 11 shkurt 2011, NOA- (Update) Pas rreth 1 muaj protestash në vend, më në fund ditën e sotme është dhënë dorëheqja nga ana e Presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.

Menjëherë pas këtij lajmi, turmat që kishin mbushur sheshin “Tahrir” dhe nga protesta u kthyen në festë.

Shefja së diplomacisë Europiane, Kathrin Ashton menjëherë pas dorëheqjes së presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak u shpreh se, “Është e rëndësishme tani që dialogu të fokusohet për ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme, e cila do të respektojë aspiratat dhe stabilitetin e popullit egjiptian. Tashmë e ardhmja e Egjiptit është në duart e popullit egjiptian. Mubaraku ka dëgjuar zërin e popullit dhe ka hapur rrugën e reformave më të shpejta dhe më të thella".

Sipas saj tani është e rëndësishme të përshpejtohet dialogu që do të çonte në formimin e një qeverie me bazë të gjerë.

Në vijim të deklaratave të faktorit ndërkombëtar, Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron reagon me pozitivistet ndaj dorëheqjes së Hosni Mubarak.

“Ne do të ndihmojmë Egjiptin, në një rrugë drejt demokracisë. Kjo është një ditë e shënuar. Kjo lëvizje është për një qeverisje demokratike, për nje qeveri të hapur dhe demokratike”, tha Cameron. Ditën e sotme ishte paralajmëruar një protestë e fuqishme pikërisht e njohur me emrin “e premtja e lamtumirës”.Ndërkaq presidenti i Parlamentit Europian Jersey Buzek e konsideroi ditë historike dorëheqjen e Mubarak, ndërsa kërkoi formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Ndërkaq lajmin për dorëhejqen e Mubarak e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti egjiptian, Omar Suleiman.

Sipas tij, Mubarak ka hequr dorë nga mandati presidencial dhe ka ngarkuar forcat e armatosura të menaxhojnë punët e shtetit.

Ndërkohë Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura Egjiptiane ka vendosur të garantojë kalimin paqësor të pushtetit dhe zgjedhjet e lira në vend.

a.y/NOA

KOMENTE