English

Kantriman në Prishtinë: Presim qeverisje të pastër, SHBA do ju mbështesë

Prishtinë, 11 shkurt 2011, NOA- Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Tomas Kantriman, ditën e sotme vizitoi Prishtinën, ku apeloi për qeverisje të pastër.

“Populli i Kosovës ka kërkuar dhe pret krijimin e një qeverie të pastër dhe të përkushtuar, që të ecë me hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe forcimit të shtetit”, deklaroi Kantriman.

Duke folur pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, Kantriman ka shprehur bindjen e tij se një gjë e tillë do të realizohet, duke qenë se e kërkojnë edhe qytetarët.

Ai ka shtuar se qeveria e re e Kosovës do të ketë një axhendë të ngjeshur, të fokusuar tek zhvillimi i ekonomisë, krijimi i vendeve të reja të punës, sundimi i ligjit dhe tek pavarësia e institucioneve.

“Garancia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në të ardhmen”, u shpreh zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit.

a.y/ NOA

KOMENTE