Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në Durrës: Filozofinë e dhunës, PS e transferoi në Parlament
English

Meta në Durrës: Filozofinë e dhunës, PS e transferoi në Parlament

Durrës, 11 shkurt 2011, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në këto momente po zhvillon një takim me aktivin e LSI në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se tashmë, LSI ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 8 majit.

Më tej ai shtoi se në vazhdën e saj, kanë filluar edhe përgatitjet për zgjedhjet dhe se synimi kryesor është dalja me një rezultat triumfues.

Kreu i LSI-së theksoi se opozita ka qenë një faktor kyç për pengesën e liberalizimit të vizave, por pavarësisht kësaj, maxhoranca ja doli të realizoj lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Sipas tij një meritë të veçantë kanë edhe qytetarët të cilët janë sjellë në mënyrë të qytetëruar.

Ai tha në vijim se është shënuar një rritje e ndjeshme e ekonomisë në vend dhe se kjo rritje po vijon më tej, duke krijuar kështu një qëndrueshmëri ekonomike.

“Deficiti buxhetor u ul me 3.1% gjatë 2010-ës”, çka sipas Metës e vërteton këtë situatë.

Ai vijoi duke thënë se LSI është një forcë garantuese për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë në vend.

Ne nuk dëshirojmë të mbjellim urrejtje, tha ai, duke hedhur edhe një varg akuzash mbi kryetarin e opozitës Edi Rama, duke shtuar se opozita po mbjell dhunë.

Ai e cilësoi demonstratën e 21 janarit si një sulm të ngritur mbi kontingjente kriminale, çka sipas e vërtetojnë më mirë edhe hetimet e bëra.

Madje ai veçoi faktin se akte të tilla dhune, Partia Socialiste i tregoi edhe ditën e djeshme në Parlament.

Ai tha se Shqipëria është në kohën e integrimit dhe sipas tij, opozita duhet të reflektojë.

a.y/NOA

KOMENTE