English

Ndalohen 4 hajdutë 16 vjeçar

Tiranë, 11 shkurt 2011, NOA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të akuzuar për vjedhje.

I pari i ndaluar është i moshës 16 vjeçare me iniciale L.J, lindur e banues në Has.

Arrestimi i tyre u krye sepse mbrëmë është kapur në rrugën “Tefta Tashko” në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 25.09.2010, ka marrë masën e dënimit “Arrest Shtëpie”, për veprën penale “Vjedhjes “ e mbetur në tentativë.

Po dje u krye arrestimi në flagrancë i tre 16 vjeçarëve të tjerë, me iniciale A.Ç, 16 vjeç, banues në Bathore, F.H, 16 vjeç, banues në Bathore dhe E.B, 16 vjeç, banues në Bathore.

Arrestimi i këtyre minorenëvë u krye sepse mbrëmë rreth orës 22.30, në Bathore në ambientet e një lokali, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e disa aparateve celular të disa shtetasve, të cilët ndodheshin në lokal.

a.y/NOA

KOMENTE